Edukologjia, a e njihni këtë koncept?
Edukologët argumentojnë se koncepti i ri "edukologjia" nënkupton përfshirjen e gjithë fondit të njohurive të regjistruara për të gjithë procesin e edukimit dhe arsimimit, që nga lindja deri në pleqëri.
Edukologjia nënkupton sistemin e përgjithshëm të njohurive rreth procesit edukativ e arsimor apo siç quhet ndryshe shkenca e përgjithshme mbi edukatën. Termi "edukologji" fillimisht ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i pari i cili e ka përdorur nocionin në fjalë konsiderohet profesori amerikan i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Lowry W. Harding në veprat, "Anthology in Educology" publikuar në vitin 1951, si dhe në, "Essays in Educology" publikuar në vitin 1956.
Në kuadër të përdorimit të përbashkët të gjuhës angleze dhe gjithashtu brenda përdorimeve të veçanta (d.m.th. përdorimet teknike) të asaj gjuhe, disa terme përdoren për të emëruar fondin e njohurive të përgjithshme të evidencuara në lidhje me edukimin (edukatën) dhe arsimin. Të përfshira në këto terma janë pedagogjia, andragogjia, etologjia, arsimi (edukimi), studimet arsimore, arsimi profesional dhe psikopedagogjia. Megjithatë, edukologët dhe pedagogët argumentojnë se një term i vetëm mjafton për të emërtuar fondin e përgjithshëm të njohurive për edukimin dhe arsimin edhe më mirë se emrat e lartpërmendur: edukologjia. Edukologët dhe pedagogët pohojnë se termi "edukologji" është shumë më i përshtatshëm për tre arsye bindëse:
- Ai nuk përcakton asgjë më pak se sa fondi i përgjithshëm i njohurive rreth edukimit.
- Ai nuk përcakton asgjë më shumë se sa fondi i përgjithshëm i njohurive rreth edukimit.
- Ai parandalon konfliktin konceptual mes nocioneve: (a) procesi edukativ e arsimor me (b) njohurit e regjistruara dhe të propozuara për këtë proces.
Edukologët argumentojnë se koncepti i ri "edukologjia" nënkupton përfshirjen e gjithë fondit të njohurive të regjistruara për të gjithë procesin e edukimit dhe arsimimit, që nga lindja deri në pleqëri. Ky emërtim nuk kufizohet vetëm në njohjen e arsimimit të fëmijëve (pedagogjia) ose atij të të rriturve (andragogjia).
Duhet theksuar se deri më tani nuk dihet të ketë njohuri e njohje tjetër shkencore rreth proceseve të ndryshme nga arsimi dhe edukimi, siç janë njohuritë rreth zhvillimit të karakterit (etologjia) ose një kombinim i njohurive pedagogjike dhe psikologjike në lidhje me praktikën e mësimdhënies (psikopedagogjia). Emri "edukologji" eliminon dykuptimësinë që krijohet duke emërtuar procesin e studimit të organizuar me termin edukim dhe emërtimin e fondit të njohurive të regjistruara rreth atij procesi po me të njëjtin emërtim, edukim.
Edukologët theksojnë fuqinë e termit "edukologji" për të hequr dykuptimësinë nëpërmjet teknikave të tilla si zëvendësimi i fjalëve në fjali. Për shembull, praktika e kapitalizimit të termit të arsimit dhe shtimi i termit profesional në termin e edukimit janë përpjekje për të hequr dykuptimësinë. Edukologët argumentojnë se përdorimi i këtyre dy termave (edukimi dhe arsimi profesional) nuk janë aq të fuqishme sa duhet për të eliminuar dykuptimësinë e deritashme, aq sa është përdorimi i termit "edukologji".
Marrë nga Wikipedia
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare
Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, 20 nëntori i ndërgjegjësimit universal për të vegjëlit tanë