Vlerat njerëzore në shkollë

Edukimi i fëmijëve dhe vlerat njerëzore - nga Silvana Çaushi

Kur nxënës të përfundojë një cikël shkollor, ai duhet të ketë përvetësuar të gjitha vlerat njerëzore dhe të jetë i gatshëm për tu përballur me jetën reale.

Arsimi i bazuar në vlera njerëzore luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin tërësor të fëmijëve. 

Pa i mësuar vlerat njerëzore fëmijëve tanë, ne nuk do të ishim në gjendje t'i mësonim ata për moralin e mirë, atë që është e drejtë dhe atë që është e gabuar, si dhe nuk mund ti mësojmë atyre konceptet shkencore. 


Nevoja dhe rëndësia e edukimit i bazuar në vlera njerëzore në shekullin 21 janë shumë më të rëndësishme për shkak të pranisë së teknologjisë dhe përdorimit të dëmshëm të saj. 


Duke i mësuar fëmijët për vlerat thelbësore njerëzore, ne mund t'i pajisim ata me aftësi më të mira digjitale dhe t'i ndihmojmë ata të kuptojnë rëndësinë e sjelljes etike dhe kultivimin e një sjellje etike qytetare. Edukimi i bazuar në vlerat njerëzore, u ofron nxënësve një qasje pozitive të jetës, i motivon ata të bëhen të ndjeshëm, të përgjegjshëm, të respektueshëm në komunitetin e tyre dhe i bën ata të shfaqin vlera të larta qytetarie.


Edukimi i bazuar në vlera njerëzore, vë theksin në zhvillimin e personalitetit të nxënësve në mënyrë që të formohen për të ardhmen e tyre me të gjitha vlerat njerëzore si dhe të trajtojnë situatat e vështira me lehtësi. Rëndësia e edukimit me vlerë tek nxënësit i zhvillon ata në aspekte fizike, emocionale ku konkurrenca mes nxënësve nuk ekziston dhe vë theksin se të gjithë nxënësit vlejnë. Nuk ka nxënës të mirë dhe nxënës të dobët. Nxitja e ndjenjës së barazisë dhe respektit është një ndër vlerat që nxënësi duhet të përvetësojë në jetën e tij shkollore. Kur nxënës të përfundojë një cikël shkollor, ai duhet të ketë përvetësuar të gjitha vlerat njerëzore dhe të jetë i gatshëm për tu përballur me jetën reale.


Si ndikon tek nxënësi edukimi i bazuar në vlera njerëzore:


Ndihmon marrjen e vendimeve të duhura në situata të vështira duke përmirësuar kështu aftësitë vendimmarrëse.


Nxit tek nxënësit vlerat njerëzore si mirësia, dhembshuria dhe ndjeshmëria.


Zgjon kuriozitetin tek fëmijët që zhvillojnë vlerat dhe interesat e tyre. 


Siguron modele pozitive në jetën e nxënësit.


Ndihmon nxënësit të gjejnë qëllimin e tyre të vërtetë në jetë.


Edukimi me vlerë synon të orientojë nxënësit në marrjen dhe dhënien e përgjegjësive për probleme të ndryshme.


Empatia. Duke e vënë veten në vendin e të tjerëve si nga ana njohëse ashtu edhe nga ana emocionale, ne përmirësojmë aftësinë tonë për të zgjidhur konfliktet dhe për të kuptuar opinionet e të tjerëve. 


Mundësi te barabarta. Parimi se të gjithë jemi të barabartë është një nga shtyllat e demokracisë, dhe për më tepër nxit përfshirjen shoqërore dhe jetën në komunitet.


Respekt për mjedisin. Edukimi mbi vlerat na bën të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve tona në planet dhe fut tek ne një respekt për natyrën.


Kujdes për shëndetin. Ne duhet të minimizojmë rreziqet shëndetësore duke inkurajuar qëndrimet e duhura dhe duke trajtuar edukimin shëndetësor nga një këndvështrim dinamik, personal dhe kolektiv.


Mendim kritik. Kjo mënyrë e të menduarit na bën më analitikë dhe vëzhgues, na mëson të njohim informacionin cilësor dhe na ndihmon të zgjidhim problemet.


Refuzimi i diskriminimit, gjallërimi i debatit mbi çështjet morale dhe promovimi i lidershipit bashkëpunues.


Denoncimi i qëndrimeve të dëmshme për shoqërinë në tërësi pa u fokusuar tek individët.


Duke theksuar idenë se të gjithë mund të ndryshojmë dhe se meritojmë një shans të dytë.


Si konkluzion, unë mendoj që metodologjia që ne zhvillojmë çdo ditë në shkollë, të fokusohet jo vetëm tek pjesa shkencore, por edhe tek ajo e krijimit të vlerave njerëzore.

Nga Silvana Çaushi, mësuese matematike dhe zv/drejtore në shkollën 9-vjeçare "Ahmet Zogu"


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

3,618 Lexime
3 vjet më parë