Edukimi dhe nxënia te fëmijët, këshilla për të gjithë ju prindër!
“Desha të ndaj me ju një material për të cilën duhet të punoni së bashku me fëmijët në mënyrë që ju mos të stepeni së kontribuuari, që fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm në çdo drejtim të punës së tyre mësimore dhe edukative”- Msc Mimoza Lalaj.
Nga Mimoza Lalaj, mësuese e fizikës në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, Tiranë
Disa këshilla që mund t’i keni parasysh, po i parashtroj si më poshtë vijon:
1. Tregojini fëmijës suaj me veprimet tuaja por edhe me fjalë, që ata janë qendra e universit tuaj. Përdorni sa më shumë fjalë respekti dhe dashurie kur shpreheni jo vetëm për familjen por edhe shoqërinë apo bashkëpunëtorët tuaj, në mënyrë që fëmija juaj t’iu shohë juve dhe të përpiqet të veprojë si ju. Gjeni kohë për të qëndruar së bashku me fëmijët dhe tregoni kujdes që të mirëmenaxhohen nga syri juaj.
2. Mësojini të flasin me zë të ulët dhe nëpërmjet veprimeve tuaja, të kërkojmë të përdorin sa më shumë fjalë magjike të mirësjelljes si: “Më fal”, “Faleminderit”, “Ndjesë për shqetësimin”, “Ju lutem”, “Të shkuara”, “Më vjen keq”, “Do të përpiqem”, etj,etj,etj. Edhe nëse nuk i kemi përdorur shpesh filloni t’i përdorni që të kuptojnë që edhe ju jeni njerëz si ata që përmirësoheni në çdo ditë të jetës, pra evoluimi i sjelljes është dukuri normale dhe e domosdoshme.
3. Përcaktoni që në fillim të vitit të ri shkollor apo të tremujorëve synime, objektiva që duhen realizuar dhe ballafaqohuni periodikisht me realizimin e tyre apo jo.
4. Mësojini të respektojnë më të rriturit, më të vegjlit, më të dobëtit, nevojtarët dhe të gjithë të afërmit e tyre, komshinjtë, çdo njeri që u shërben dhe mësuesit që u japin apo u kanë dhënë mësim, të jenë mirënjohës dhe falënderues.
5. Vendosni një rutinë javore detyre/pune, por edhe pushimi të tilla si:
- Në detyrë/punë të nënkuptojnë realizimin e mësimeve të shkollës, të punëve të shtëpisë apo rregullimit të gjërave të prishura në shtëpi, të cilat ju ngarkoni ju apo ndonjë punë shoqërore në formë ndihme apo kontribuimi në komunitet.
- Në pushime të përfshihen pushim relaksues-gjumi apo meditimi, një film apo shikim i ndonjë emisioni edukues të cilën ju patjetër i keni nën kontroll.
- Në argëtim me shoqërinë, të afërmit apo familjarët, të lexuarit së bashku të një libri artistik apo pjese interesante të librave të ndryshme enciklopedikë, historikë të fushave të ndryshme apo të një fushe që shfaq interes për ta. Gjithashtu përpiquni t’i angazhoni në veprimtari të ndryshme kulturore-artistike - sportive.
- Në veprimtari që përfshijnë kujdesin për shëndetin dhe higjienën.
- Në përgatitjen për vaktet e të ushqyerit kërkoni t’i realizoni së bashku ose t’i angazhoni pjesërisht ata.
- Në biseda shtruar me ta ku bisedoni se çfarë mendojnë ata për situata të ndryshme të jetës, ku ata flasin në lidhje me ditën mësimore të shkollës ndërsa ju ndani disa momente të tuaja duke pasur parasysh që të nxiten drejt së mirës dhe përparimit të tyre.
- Organizoni fundjavën së bashku me ta në mënyrë që ajo të jetë e mbushur plot me veprimtari të shëndetshme, edukuese dhe motivuese për të rinisur javën sa më mbarë.
- Etj...etj...etj
6. Të vendosen rregulla dhe penalitete afatshkurtra apo afatgjata në përshtatje me detyrat e dhëna, të tilla që të respektohen nga të dyja palët, pra të tilla që nëse realizohen detyrat do të kryeni një aktivitet apo do t’iu blihet diçka e domosdoshme por kujdes nuk duhen tejkaluar nevojat dhe mundësitë dhe nëse nuk realizohen atëherë nuk do t’i realizoni ata. Bëni një tabelë ku ju pasqyroni me pikë arritjet dhe mosarritjet e tyre në përshtatje me synimet dhe objektivat e paracaktuara.
7. Në studimin e mësimeve përpiquni që të mbajnë një bllok agjendë ku të mbajnë shënimet për detyrat që do të kryejnë sipas datës së caktuar për të pasur një organizim sa më të mirë dhe efikas të punëve të tyre. Në këtë bllok shënojnë dhe pyetje mbi paqartësitë që ju dalin gjatë studimit.
8. Krijoni një mjedis të bukur, të veçantë dhe të sigurtë i cili të jetë një vend i ndriçuar mirë, ku të studiojnë apo dhe të luajnë, duke u përpjekur të respektoni dhe privatësinë e tyre por dhe qetësinë.
9. Përpiquni që të tregoni dashamirësi dhe të impononi mbështetjen tuaj duke u treguar sa më pozitiv ndaj aftësive të fëmijës, duke treguar se besoni në suksesin dhe përpjekjet e tij.
10. Përpiquni t’i orientoni drejt gjetjes së duhur, rrugës mbështetur në forcat e tyre por udhëzojini ju ose ndonjë nga familja juaj, ku mund të gjejë më shumë informacione – interneti, biblioteka e të ngjashme që mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë më mirë lëndët apo të zgjerojnë njohuritë për to.
11. Të shkruajmë dhe flasim saktë dhe bukur gjuhën tonë të shenjtë shqipe.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati