Doni kujtesë të mirë? Hani bollshëm

Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, yndyrnat ndikojnë drejtpërdrejtë në kujtesën tonë, duke e nxitur atë më shumë.

Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, yndyrnat ndikojnë drejtpërdrejtë në kujtesën tonë, duke e nxitur atë më shumë. Në fakt, është një molekulë e quajtur Oea e cila copëzohet dhe arrin të shkojë deri në zonën e kujtesës në tru,duke nxitur zgjimin e kësaj zone shumë të rëndësishme.

Gjithë sekreti qëndron në këtë molekulë, përgjegjëse për këtë proces të rëndësishëm. Një biftek i madh apo një tas akullore do ndikonte për të na zgjatur kujtesën, ndërsa pjata e bazuar thjesht në ushqime frutore nuk arrin ta kryejë një mision të tillë edhe pse ka efekte të tjera pozitive.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

2,607 Lexime
8 vjet më parë