Mëngjesi ideal

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës.

Të gjithë e kujtojmë fëmijërinë kur nëna na ndiqte nga pas derisa ne të hanim mëngjesin, e më pas nuk na lejonin të shkonim në shkollë pa ngrënë. Ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës. 

Ha brenda një ore nga zgjimi

Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja është konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi

Mëngjesi ideal

Sipas dietologëve, mëngjesi duhet të përmbajë 20 për qind të totalit të kalorazhit ditor, dreka dhe darka nga 35 për qind dhe 10 për qind vaktet e ndërmjetme. Kur zgjohemi nga gjumi, organizmi ynë për shkak të një “agjërimi” tetëorësh ka një glicemi të ulët, ndërsa e kundërta ndodh me kortizolin. Për këtë arsye, në mëngjes këshillohen ushqimet e ëmbla, të cilat ngrenë gliceminë dhe ulin kortizolin. Ndër ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinë janë: lëngu i frutave, mjalti, reçeli, biskotat apo edhe kosi i frutave.

Mëngjesi i ekuilibruar

Një vakt i thjeshtë për të nisur ditën duhet të jetë i balancuar përsa u përket sheqernave, yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve. Një gotë qumësht me dy feta buke integrale të lyera me mjaltë ose reçel është zgjedhja më e mirë, e cila mund të shoqërohet edhe me një gotë lëng.

Ndërsa në verë, për shkak të larmisë së frutave të stinës, mund të zgjidhet një kokteil frutash të shtrydhura. Një tjetër alternativë e mëngjesit, sidomos për ata që e nisin punën herët, është kapuçino me briosh. Ekspertët thonë se mëngjesi nuk duhet t’i kalojë 350 të tilla.

Sekreti: Një copë parmixhano

Konsumimi i copëzave të parmixhanos në vaktin e mëngjesit është mjaft i këshillueshëm, pasi largojnë urinë dhe stimulojnë metabolizmin. Gjithashtu, është e provuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Për të gjithë ata që nuk duan të marrin kile të tepërta duhet të kenë kujdes pasi janë 7 lloje ushqimesh të cilat nuk duhet t'i konsumoni kurrë që në mëngjes.

Omletë me vezë

Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe me yndyrna, pasi gatuhen me vaj. 

Drithërat

Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli

Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim. Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruti është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer. Mundohuni t'i konsumoni ato pas drekës.

Kos me fruta

Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Buka

Për shumë prej nesh është e pakoncepueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin.

(Portali Shkollor)

5,970 Lexime
8 vjet më parë