Ide

“Dita e ndërrimit të librit”, një praktikë nga shkollat suedeze, sugjeruar nga mësuesi Shpend Rrukiqi

Një ide shumë interesante për të inkurajuar nxënësit të lexojnë dhe vlerësojnë librin, është të kërkojmë nga nxënësit të sjellin në shkollë një libër që kanë lexuar më herët. Për çdo libër të sjellur, nxënësit marrin një biletë dhe mund të ndërrojnë librat me njëri-tjetrin.

Librat i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë themelore gjuhësore dhe të zgjerojnë thellësisht fjalorin e tyre - shumë më tepër se çdo media tjetër. Gjithashtu, luajnë një rol thelbësor në jetën e çdo nxënësi duke i futur ata në një botë imagjinate, duke ofruar njohuri për botën e jashtme, duke përmirësuar aftësitë e tyre të leximit, të shkruarit dhe të folurit, si dhe duke rritur kujtesën dhe inteligjencën.


Një ide shumë interesante për të inkurajuar nxënësit të lexojnë dhe vlerësojnë librin, është të kërkojmë nga nxënësit të sjellë në shkollë një libër që kanë lexuar më herët. Për çdo libër të sjellur nxënësit marrin një biletë.  


Të gjithë librat ekspozohen në lokalet e shkollës me ndihmën e mësimdhënësve.  Pastaj nxënësit mund të zgjedhin dhe të ndërrojnë librat - sa libra kanë sjellë, aq marrin. Një mundësi e mirë për të parë çfarë kanë lexuar dhe për të marrë tituj të ri. 


Për ta bërë akoma më interesante, mësimdhënësit mund të vishen me motive piratësh apo mund të zgjedhin personazhe të tjera. 


Ideja dhe sugjerimi: Shpend Rrukiqi


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,156 Lexime
3 vjet më parë