Çfarë ndihet saktësisht gjatë një orgazme?
Ndodh që vajzat, gjatë marrëdhënieve të para seksuale nuk arrijnë ta përjetojnë, ashtu siç ndodh që dy partnerët të mos e arrijnë kulmin në të njëjtën kohë.
Pyetja e adoleshentit: Çfarë ndihet saktësisht gjatë një orgazme?
Përgjigjen specialistët:
Duke përdorur një metaforë, orgazma është të arrish majën më të lartë të kënaqësisë, pasi ke ngjitur malin e eksitimit. Ka të tjerë që e përcaktojnë si kreshtën e një dallge që prodhon një ndjesi të madhe kënaqësie kur përplaset. Përfundimisht, orgazma është çasti kur arrihet maksimumi i kënaqësisë seksuale.
Një gabim që bëhet vazhdimisht është lidhja që i bëhet orgazmës me aktin seksual. Mund të kesh dëgjuar gjithashtu që, nëse nuk arrihet orgazma, ndjenja ndërmjet çiftit nuk ekziston. Të gjitha këto janë ide të gabuara: është e mundur të përjetosh e të ndiesh kënaqësi si gjatë aktit seksual, edhe gjatë përkëdheljeve dhe përqafimeve me partnerin tënd, pa qenë nevoja për të arritur orgazmën.
Gjithashtu, nuk është e thënë që orgazma të ndodhë gjithmonë: zakonisht ndodh që vajzat, gjatë marrëdhënieve të para seksuale nuk arrijnë ta përjetojnë, ashtu siç ndodh që dy partnerët të mos e arrijnë kulmin në të njëjtën kohë. Mos harro: ndonëse orgazma nënkupton gjithmonë kënaqësi, kjo nuk do të thotë që kënaqësia të jetë domosdoshmërish orgazëm.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!
Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?