TË LEXUARIT

Biblioteka udhëtuese

Misty Eidson është mësuese e shkollës fillore, në Oklahoma, Amerikë. Ajo krijoi idenë e një biblioteke udhëtuese - një autobus që do të sillte libra për fëmijët që jetonin në zona pa biblioteka publike gjatë verës...

Misty Eidson është mësuese e shkollës fillore, në Oklahoma, Amerikë. Ajo krijoi idenë e një biblioteke udhëtuese - një autobus që do të sillte libra për fëmijët që jetonin në zona pa biblioteka publike gjatë verës. Kjo nuk ishte një detyrë e lehtë pasi shkolla e saj nuk kishte buxhet për një projekt të tillë. Megjithatë, ajo nuk u ndal dhe e çoi misionin e saj deri në fund.


E gjitha filloi verën e kaluar, kur Eidson lexoi në një sondazh se sa e rëndësishme është të inkurajohen fëmijët, në mënyrë që të lexojnë, ta dashurojnë librin dhe ta bëjnë pjesë të pushimeve të tyre verore. "Hulumtimet tregojnë se nëse fëmija resht së lexuari gjatë verës, humbet informacionet që ka marrë gjatë shkollës dhe e ka shumë të vështirë shkëputjen nga vera dhe fillimin e shkollës”.


Si mësuese, Eidson e shikonte sa të pamotivuar, stresuar vinin nxënësit në shtator. Ishin dy muaj shkëputje totale, një dëm shumë I madh për punën intensive që bën një mësues gjatë vitit. Ndaj, zgjidhja e vetme ishte të lexuarit gjatë pushimeve verore. Ajo i angazhoi kolegët e saj dhe i kërkoi drejtorit një autobus në dispozicion. Për fat të mirë, distrikti shkollor kishte një autobus që nuk përdorej më.


Eidson dhe kolegët e saj me kreativitetin që i karakterizon i kërkuan fëmijëve të pikturojnë autobuzin. Prindërit u angazhuan gjithashtu, duke ndërtuar rafte në pjesën e brendshme të autobuzit. Ndërkohë, shumë njerëz iu bashkuan këtij projekti, duke dhuruar libra. I gjithë projekti nuk do funksiononte dot pa gjithë këto bashkëpunime. Secili u mundua të jepte kontributin e tij.


Autobuzi mbulon një zonë të madhe duke vizituar zona që nuk kanë një biblotekë afër. Shumë fëmijë nuk kanë një biblotekë publike pranë shtëpisë ssë tyre, ndaj autobuzi luan rolin e një mini bibloteke për ta. Fëmijët mund të marrin hua dy libra, në momentin që I përfundojnë, I dorëzojnë dhe mund të marrin dy të tjerë.  Ata gjithashtu mund të dëgjojnë tregime të lexuara nga vendasit, mund të përfshihen në aktivietete të ndryshme, për t’ia bërë verën të larmishme.


"Nuk e dija se si do të dilte projekti, por ishte e pabesueshme të shikoje zhvillimin dhe përparimin. Fëmijët filluan menjëherë të huazonin libra", tha Eidson. 


Kjo nismë përmbush qëllimin dhe është pikërisht ajo që dëshiron të arrijë Eidson dhe kolegët e saj – të inkurajonë fëmijët të lexojnë.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

2,182 Lexime
5 vjet më parë