Fakte

Autizmi Asperger dhe lidhja me tiparin e gjeniut

Kur mendojmë për Albert Ajnshtajn apo Isak Njuton, përnjëherë kujtohemi për shpikjet e tyre revulocionare. Sidoqoftë, po të themi se këta dy gjeni kanë qenë autikë, padyshim kjo do të përbënte risi. Cila është lidhja mes sindromës së autizmit dhe inteligjencës njerëzore?

Sot, autizmi konsiderohet një çrregullim neurologjik i ndarë nga aftësitë e kufizuara intelektuale. Kur autizmi u diagnostifikua për herë të parë, lidhja midis çrregullimit dhe paaftësisë intelektuale u vendos në pikëpyetje. Nga studimet e Universitetit të Kembrixh u zbuluan gjysmë milioni njerëz me karakteristikat e gjeniut autik (megjithëse jo autizëm i plotë) në fushat e shkencës, inxhinierisë dhe matematikës, përgjithësisht të shkëlqyer vetëm në një fushë të caktuar. Më vonë, nga Universiteti i Ohajos, në bashkëpunim me një sërë institutesh kërkimore, u arrit në përfundimin se familjet që kishin më shumë gjasa të lindin fëmijë autikë, kishin shanse më të larta të prodhonin gjeni.

 

Nga OBSH-ja, disa nga kriteret kryesore të autizmit Asperger janë:


  • Vështirësi në përshtatjen sociale: në komunikimin joverbal dhe mungesë në bisedat reciproke. 
  • Ngathtësi motorike: interes i kufizuar, sjellje të përsëritura dhe varësi në krijimin e ritualeve specifike.
  • Pacientët me autizmin Asperger shfaqin zhvillim kognitiv dhe gjuhësorë sipas moshës.


Sindroma e Asperger është një çrregullim zhvillimor dhe neurologjik që shpesh shoqërohet me simptoma të tërheqjes sociale, ngathtësisë motorike dhe komunikuese. Zakonisht, kjo formë e autizmit përshkruhet me “funksionalitet të lartë trunor”, pasi individët shfaqen intelektualisht më lartë krahasimish me autizmin klasik. Truri i njeriut është një mekanizëm i ndërlikuar për t’u shpjeguar me terma të thjeshtë. Përdorimi i termit ‘çrregullime mendore’, jo gjithmonë nënkupton se diçka e keqe ka ndodhur. Për trurin, ‘ndryshe’ nuk nënkupton diçka negative. Përkundrazi, disa çrregullime neurologjike tek disa individë prodhojnë një gjendje të veçantë shpirtërore që shpesh shoqërohet me rritje të larta artistike dhe shkencore. Një nga misteret e autizmit është se shoqërohet me zhvillim inteligjence tek disa individë. 


Çuditërish, sindroma Asperger është me e zakonshme se autizmi klasik. Nga anketat e raportuar nga shkencëtarët, raportohet se rreth 4 në çdo 10.000 fëmijë janë autikë. Ndërsa rreth 25 nga 10.000 fëmijë janë të diagnostifikuar me sindromën e Asperger.


Keqkuptimet mbi sindromën e Autizmit shpesh kanë qenë lidhur me distancimin prindërorë, ose me ngjarjet traumatike të fëmijëve. Studimet shkencor i hedhin poshtë këto spekulime, duke e përcaktuar autizmin si të ardhur nga ndërlikimet neurotike dhe zhvillimore. 


Duhet kuptuar se edukimi i fëmijëve autik është po aq i rëndësishëm për shoqërinë tonë. Fëmijët dhe adoleshentët duhet të inkurajohen të ndjekin kurse kompjuterike ose artistike kur janë në shkollë dhe në gjimnaz, duke patur inkurajimin e familjes gjithmonë. Një person me autizëm ose sindromën Asperger mund të shfaqi dobësi në aftësitë sociale, kjo mund ta bëjë më të mirë në një fushë të specializuar, duke kontribuar në shoqëri.  


Në shqetësimin e disa prindërve mbetet puna pas edukimit shkollor. Fëmijët autik që tregojnë prirje në art dhe shkencë, nëse e kultivojnë gjatë edukimit shkollorë, mund krijojnë karrierë në artin kompjuterik. Disa drejtime të mira janë: kontabilitetin, inxhinieria, programues kompjuterike, grafik dizajni, fotografia, matematika dhe shkencat ekzakte. Shumë nga programuesit kompjuterik kanë karakteristikat e sindromës Asperger, duke preferuar të jetojnë dhe punojnë brenda zonës së tyre të rehatisë, por në shërbim të shoqërisë.


Burimi:https://www.appliedbehavioranalysisedu.org/is-autism-associated-with-higher-intelligence/

http://www.brainblogger.com/2018/06/28/aspergers-syndrome-hallmark-of-genius-or-just-another-form-of-autism/


Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,451 Lexime
2 vjet më parë