ARSIM CILËSOR

Arsimi cilësor në shkollë

Arsimi shihet si faktor kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore, mirëqenies ekonomike, krijimit të paqes dhe sigurisë, zhvillimit të vlerave universale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në nivelin individual, familjar, shoqëror.

Arsimi shihet si faktor kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore, mirëqenies ekonomike, krijimit të paqes dhe sigurisë, zhvillimit të vlerave universale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në nivelin individual, familjar, shoqëror dhe global.

Të gjithë nxënësit duhet të marrin arsim cilësor, pavarësisht racës, gjinisë, aftësisë fizike mendore, përkatësisë etnike apo statusit shoqëror. Prandaj duhet t’i kushtohet rëndësi arsimit cilësor.


Edukimi cilësor 

Ky është një koncept që i referohet një bashkësie të tërë faktorësh. Masa e cilësisë së arsimimit është një mesatare e thjeshtë e rezultateve në të gjitha fushat kurrikulare, në teste ndërkombëtare, të interpretuara si përfaqësues i performancës mesatare arsimore, kjo masë përmbledh shkathtësitë e përgjithshme njohëse, jo vetëm ato të fituara në shkollë. Kështu, pa marrë parasysh nëse shkathtësitë janë të fituara në shtëpi, shkollë apo diku tjetër, ato përfshihen në analizën e përparimit arsimor.


Fushat e cilësisë 

 Gjithëpërfshirja 

 Menaxhimi i infrastrukturës 

 Strategjia për zhvillimin e cilësisë 

 Udhëheqja dhe menaxhimi

 Profesionalizmi

 Kultura e shkollës 

 Kultura e mësimdhënies dhe nxënies

 Rezultatet dhe sukseset

Është detyrë e shkollës t’i mirëpresë të gjithë nxënësit e ndryshëm, t’i bëjë të ndihen rehat, në mënyrë që ata të mund të mësojnë dhe të zhvillojnë potencialin e tyre.


Faktorët:

 Kualifikimi i mësuesit 

 Koha e mësimdhënies. Menaxhimi i klasës

 Kurrikula/Lëndët

 Metoda e mësimdhënies/Pedagogjia 

 Politika e gjithëpërfshirjes

 Materialet për mësimdhënie dhe mësimnxënie

 Infrastruktura fizike/Objektet

 Qeveria 


Shkolla e mirë

Shkolla e mirë është ajo që:

• përkrah zhvillimin gjithëpërfshirës të potencialeve të secilit nxënës, d.m.th. konjiktiv, emocional, shoqëror dhe fizik;

• mundëson zhvillimin maksimal të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve, për shekullin XXI;

• bazon filozofinë dhe praktikën e saj në gjithëpërfshirje;

• ndjek progresin e secilit nxënës;

• përgatit nxënësit për mësimin tërësor;

• ka secilin nxënës në qendër të të gjitha veprimeve;

• arrin suksese dhe rezultate të larta dhe i dokumenton ato me të dhëna të sigurta dhe të besueshme;

• përdor praktika të mësimdhënies të bazuara në metodologji të dëshmuara nga hulumtimet;

• krijon një kulturë të mësimnxënies dhe mësimdhënies, stimuluese dhe inkurajuese përmes kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies;

• ka një bord funksional për udhëheqjen e shkollës;

• krijon një klimë pozitive në shkollë;

• bashkëpunon me prindërit, me palët kryesore të interesit dhe me partnerët;

• zhvillohet dhe përmirësohet vazhdimisht.

     


 (Punoi: Florinda Palaj për Portalin Shkollor)

7,563 Lexime
5 vjet më parë