Higjiena dhe aspekti fizik

A përbëjnë rrezik tatuazhet dhe pirsingu?

Sigurohuni që specialisti që do të realizojë tatuazhin apo pirsingun të ketë maskë, doreza të posaçme dhe përparëse

Pyetja e adoleshentit: A përbëjnë ndonjë rrezik tatuazhet dhe pirsingu?

Përgjigjen specialistët: 

Nëse nuk ke mbushur moshën madhore, duhet t'u marrësh leje prindërve për t'i bërë.

E rëndësishme është që vendi ku do t'i bësh, të ketë të gjitha kushtet higjienike; të ketë të darë mirë zonën e pritjes nga zona e sterilizimit të materialeve të punës. 

Sigurohu që specialisti që do të realizojë tatuazhin apo pirsingun të ketë maskë, doreza të posaçme dhe përparëse. 

Ki parasysh se të gjitha këto janë të rëndësishme, sepse pa higjienën e përshtatshme, ekziston rreziku i marrjes së ndonjë virusi të hepatitit.

Pirsingu

Së pari duhet të zgjedhësh modelet që të pëlqejnë. Specialisti duhet të të ofrojë informacion të qartë dhe të detajuar se cilat janë modelet më të përshtatshme për çdo pjesë të trupit, prej ç'materiali bëhen dhe kujdesin që duhet të tregosh për to.

Ka disa zona që janë me më shumë rrezik sesa të tjerat:

  • Hunda favorizon hemorragjitë.
  • Goja është më e rrezikuar për infeksione, për shkak të lagshtisë.
  • Në gjuhë janë më të shpeshta çarjet dhe, sipas dentistëve, mund të shkaktojnë probleme me dhëmbët.

Tatuazhi

Për të bërë një tatuazh shko me ide të qarta: mrr disa modele dhe kërkoji mendim specialistit që bën tatuazhin. Sa më i madh dhe i mundimshëm të jetë modeli, aq më shumë kohë do të të duhet për t'u realizuar (me një ose më shumë seanca) dhe, sipas zonës, mund të jetë më shumë ose më pak e dhimbshme.

Jopërparësitë e tatuazheve:

  • Mund të hiqen vetëm me anë të laserit.
  • Mund të rovokojnë alergji dhe infeksione të lëkurës prej bojës së përdorur. Nëse realizohen në zonën e mesit, mund të ketë nevojë për anestezi lokale.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

3,134 Lexime
6 vjet më parë