Kontraceptivët dhe shtatzënia

Çfarë është prezervativi femëror?

Bëhet fjalë për një mbrojtëse shumë të hollë prej plastike, shumë të qëndrueshme (poliuretan) që është i lubrifikuar me silikon dhe shërben për të mbështjellë muret e vaginës dhe të vulvës gjatë marrëdhënies seksuale.

Është një nga shumë zgjidhjet e besueshme, kur vjen momenti për të zgjedhur një metodë kontraceptive. Bëhet fjalë për një mbrojtëse shumë të hollë prej plastike, shumë të qëndrueshme (poliuretan) që është i lubrifikuar me silikon dhe shërben për të mbështjellë muret e vaginës dhe të vulvës gjatë marrëdhënies seksuale.


Ky prezervativ pengon kalimin e spermatozoidëve në brendësi të mitrës dhe shmang shtatzëninë. Përveç kësaj, është dhe një mënyrë efikase për mbrojtjen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Efikasiteti i tij luhatet nga 79% deri në 95%.


Pamja e tij e jashtme është shumë e ngjashme me prezervativin mashkullor. Por ka një veçanti: ka dy unaza. Një unazë në ekstremin e mbyllur që vendoset brenda vaginës dhe një tjetër në ekstremin e hapur, që mbetet jashtë dhe mbulon buzët gjatë aktit. 


Prezervativi duhet të jetë i lubrifikuar, për të shmangur që unaza e jashtme të futet në pjesën e brendshme të vaginës. Është njëpërdorimësh dhe nuk duhet ta ripërdorësh.


Nëse s’keni përdorur asnjëherë prezervativ femëror, ndiqni këta hapa për një përdorim të saktë:


Hapi i parë

Laji mirë duart dhe vendosu në një pozicion të rehatshëm: për shembull, e përkulur me gjunjët e hapur ose e shtrirë me këmbët e përkulura dhe me gjunjët e hapur.


Hapi i dytë

Mbaje prezervativin femëror në mënyrë të tillë, që skaji i hapur të varet. Më pas, shtrëngo unazën e brendshme të mbyllur me gishtin e madh dhe atë tregues dhe fute me ngadalë në vaginë.


Hapi i tretë

Shtyje unazën e mbyllur me gisht drejt fundit të vaginës, derisa të prekë kockën pubike. Këtë hap duhet ta bësh ngadalë, në mënyrë që unaza të mos lëvizë apo të përkulet. Unaza e jashtme e hapur e prezervativit femëror do të mbetet ndërmjet buzëve të vogla të vaginës.


Hapi i katërt

Për të hequr prezervativin femëror pas marrëdhënies seksuale duhet ta kapësh atë atë duke e mbyllur dhe ta mbash me kujdes, në mënyrë që sperma që është brenda të mos dalë. Më pas, tërhiqe jashtë. Ki parasysh që është njëpërdorimësh.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

6,751 Lexime
7 vjet më parë