DETYRAT E SHTËPISË

A kanë ndikim negativ detyrat e shtëpisë?

Shkencëtari Harris Coopers, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë. Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër janë mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.

Në këtë kohë të vitit, ndërkohë që ditët zgjaten, fëmijët fillojnë t'i kenë inat akoma më tepër detyrat e shtëpisë. Shkencëtari Harris Coopers, i cili ka kryer 25 vite hulumtime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën moshën 10 vjeç, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë. Ai ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, siç janë detyrat e shtëpisë.


Fëmijët e vegjël kanë një hapësirë të kufizuar të vëmendjes, thotë Cooper. Në veçanti, ata kanë probleme me përqëndrimin, kështu që nëse detyrat e shtëpisë vazhdojnë për një kohë të gjatë, nuk është e çuditshme të zbulohet se truri i një fëmije nuk është i përqëndruar. Në 60 vitet e fundit është rritur shumë sasia e detyrave që u jepet nënësve.


Çfarë efekti kanë detyrat e shtëpisë te fëmijët? Sipas tij detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”. Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër janë mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.


Në hulumtimin e tij shkencëtari rendit disa arsye, pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore:

1. Detyrat e shtëpisë padashur mund të krijojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës.

2. Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie.

3. Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë, thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë.

4. Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht për dhjetë orë gjumë në ditë. Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.


Shkolla e mesme Dover-Sherborn filloi një program për të reduktuar stresin e studentëve në vitin 2014. Drejtori i drejtimit të shkollës, Ellen Chagnon, thotë se presioni i kolegjit i shtyn studentët të shkojnë përtej kërkesave themelore akademike.

"Ne kemi studentë që bëjnë shumë detyra shtëpie, sepse ata janë pjesë e klasave të mira, ku duhet të punojnë fort për të fituar rezultate të larta. Gjithashtu, ata janë të përfshirë në sporte të ndryshme jashtëshkollore, kurse, mësime, kështu që ditët e tyre janë shumë të ngjeshura", thotë Chagnon.


Shkolla tani ka marrë përsipër të oranizojë kohën e tyre, në mënyrë që të mos lenë shumë detyra për në shtëpi, gjithashtu edhe mësuesit të koordinohen me njëri-tjetrin për t'u siguruar që studentët të mos mbingarkohen. Disa mësues japin një ditë pa detyra shtëpie. Kjo i ndihmon nxënësit të gëzojnë jetën, fëmijërinë dhe të rivendosin një ndjenjë ekuilibri.



(Portali Shkollor)

4,539 Lexime
5 vjet më parë