7 rregullat e jetës për edukimin e fëmijëve sipas psikiatrit italian
Ai e ka përqendruar avancimin e tij profesional në zhvillimin e fëmijës, duke sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e neuropsikiatrisë pediatrike italiane, duke përpiluar një listë prej 7 rregullash për rritjen e fëmijëve të edukuar dhe të qetë.
Giovanni Bollea ishte një psikiatër italian, baba i neuropsikiatrisë moderne të fëmijës (NPI).
Giovanni Bollea lindi në Cigliano, në provincën e Vercelli, më 5 dhjetor 1913 nga Gelsomino Bollea dhe Rosa Gaida. Ai e jetoi fëmijërinë e tij midis vështirësive ekonomike, por ai mori një arsim të shkëlqyer. Ai u rrit me idealet e socializmit dhe të drejtave të barabarta të qytetarëve, ishte i hapur për kritikë dhe anti-konformizëm. Pas mbarimit të shkollës, ai u inkurajua nga prindërit e tij të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Torinos.
Ai e ka përqendruar avancimin e tij profesional në zhvillimin e fëmijës, duke sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e neuropsikiatrisë pediatrike italiane: në fakt, ai ka qenë nismëtari i psikanalizës dhe psikoterapisë së grupit në klinika universitare romake.
Në kursin e karrierës së tij, ka përpiluar një listë të 7 rregullave për rritjen e fëmijëve të edukuar dhe të qetë.
1. “Jepuni më pak. Fëmijët sot kanë shumë. Konsumizmi shkëput dëshirën dhe hap portat e mërzisë.”
2. “Ajo që ka rëndësi është intensiteti, e jo gjatësia e harkut kohor që kaloni me fëmijët. Njëzet minutat e para të kthimit në shtëpi nga puna janë thelbësore. Duhet të jenë të përkushtuara në biseda dhe përkëdhelje. Dhe nuk duhet t’u bëni pyetje rreth detyrave apo rezultateve.”
3. “Lojërat më edukative janë ato që kalojnë nëpër imagjinatën e nënës dhe në duart e babait: mjaftojnë dy pjesëza druri, por prindërit nuk janë më aq krijues".
4. “Nga tre deri në pesë vjeç është mirë të filloni t’i shtyni fëmijët të bëjnë punë shtëpie, së bashku me prindërit. Është e dobishme që të dinë të hekurosin një rrobë apo të bëjnë diçka të thjeshtë”.
5. “Sporti. Para së gjithash ai duhet të jetë një dëshirë. Aq më mirë nëse e ushtron në grup. Sporti është shumë edukativ. Të mëson se duhet të djersish edhe atëherë kur nuk je kampion".
6. “Duhet të inkurojani kulturën artistike që të mësohen me të bukurën”. Teatri, muzika, vizatimet artistike krijojnë dëshirën për të përmirësuar. Të ardhurat e shpenzuara për kulturën janë ato që vlejnë më shumë.”
7. “Gratë që punojnë, shumica, në fund të ditës mendojnë për fëmijët e tyre, për pazarin, për punët në shtëpi. A nuk do të ishte më mirë të dilnit rreth gjysmë ore shëtitje me fëmijët tuaj? Më shumë sesa kurset, kjo është ajo që fëmijët kanë vërtetë nevojë.”
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Stop bullizmit te të gjithë!