Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Akademia e Shkencave bashkëpunim me Agjencinë e posaçme
Për zbatimin e gjuhës shqipe në përdorimin zyrtar në shtyp dhe media në Maqedoninë e Veriut, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e posaçme të këtij vendi.
Midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. “Kjo marrëveshje angazhon palët për bashkëpunim të ndërsjellët në funksion të kujdesit për zhvillimin dhe përdorimin e njësuar të gjuhës shqipe në përdorimin zyrtar, në praktikat shkresore, në shtyp dhe media”, – ka njoftuar Akademia e Shkencave.
Akademia, mbështet Agjencinë me botime, veprimtari të përbashkëta, konsulencë dhe ekspertizë, në mënyrë të veçantë për terminologjinë dhe pastërtinë e gjuhës, ndërsa bëhet me dije se në Maqedoninë e Veriut tashmë është themeluar edhe inspektorati për gjuhën shqipe si institucion shtetëror.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Kryetari i Akademisë, Skënder Gjinushi dhe drejtori Ylber Sela. Në takim ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka.
(Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, prezantohet drafti