Studentët përdorin teknologji të sofistikuar për të kopjuar
Pas një investigimi të bërë në ambientet e universitetit u kuptua se studentët kopjonin përmes kamerave të fshehura në xhamat e syzeve dhe orëve të mençura
Universiteti Rangsit në Tajlandë ka zbuluar se një grup studentësh të mjekësisë përdornin pajisje të sofistikuara teknologjike për të kopjuar gjatë provimeve. Dyshimet se diçka e pazakontë po ndodh në mesin e studentëve lindën pasi autoritetet e universitetit vunë re se disa studentë mbanin syze me madhësi më të madhe se zakonisht.
Pas një investigimi të bërë në ambientet e universitetit u kuptua se studentët kopjonin përmes kamerave të fshehura në xhamat e syzeve dhe orëve të mençura. Sipas mediave dy studentë janë paguar 170 dollarë që të hyjnë në provim dhe t’i fotografojnë pyetjet e provimit, të cilat më pas janë përpunuar dhe janë shpërndarë në mesin e 5 studentëve përmes orëve të mençura.
“Dy studentët e paguar u përgjigjen në të gjitha pyetjet, pastaj iu dërgonin mesazhe studentëve të departamentit të mjekësisë, atyre që kishin paguar. Përgjigjet e gatshme dërgoheshin përmes orës së dorës”, tha Naret Pantarathorn, Zv/drejtor në Universitetin “Rangsit”.
Studentët e dyshuar në aferën e kopjimit janë pezulluar nga provimi dhe nuk kanë të drejtë të rihyjnë në provim.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Përralla e babagjyshit të Vitit të Ri
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën