Përralla e babagjyshit të Vitit të Ri
Një burri të vjetër, i erdhi keq për të vegjlit dhe përpara se të arrinin ushtarët, ai i mori dhe i çoi thellë në pyll. Fëmijët kishin shumë frikë, shumë ftohtë dhe uri. Ata qanin papushim
Gjyshja ime më tregonte përallën e vitit të Ri, në këtë mënyrë.
Në kohëra të vjetra kur fëmijët i përdornin për flijim, në një fshat, kishin shkuar ushtarët e mbretit t’i mernin fëmijët. Një burri të vjetër, i erdhi keq për të vegjlit dhe përpara se të arrinin ushtarët, ai i mori dhe i çoi thellë në pyll. Fëmijët kishin shumë frikë, shumë ftohtë dhe uri. Ata qanin papushim.
Plaku i urtë duke ndjerë rrezikun e madh, se duke dëgjuar të qarat, ushtarët do t’i gjenin, mendoi: cila ishte mënyra më e mirë për t’i qetësuar fëmijët që të mos qanin, të mos kishin frikë dhe të mos ndjenin urinë. Plaku i mirë duhet t’u tregonte përrallën më të bukur, që të kishte brenda të vërtetën e tyre dhe filloi të tregojë.
Ai u tha fëmijëve: mbyllini sytë dhe shikoni një slitë, që fluturon e tërhequr nga renat gjigande dhe në fron është ulur babagjyshi, që përpiqet të kënaqë e plotëspjë dëshirat e fëmijëve, në këtë ditë të ftohtë dhjetori.
Fëmijët duke u munduar të shihnin me sytë e mëndjes, e harruan frikën dhe urinë, gjithashtu pushuan të qarën dhe dalëngadalë i zuri gjumi. Kur u ngritën në mëngjes ata panë pranë vetes prindërit, të cilët falënderonin plakun e mirë, që u shpëtoi jetën fëmijëve të tyre.
Që nga ajo kohë njerëzit, për të mos e harruar burrin e mirë, tregojnë përallën e tij me të vërtetën e fëmijëve brenda.
(Nga Lira Gjika)
10 ndërtesa më të bukura në botë
“Superhëna” dhe “hëna e përgjakshme”
“Një artist nuk ka nevojë të dijë shumë në matematikë”