Stresi në punë mbartet edhe në shtëpi!
Në këtë studim morrën pjesë 146 nëna të punësuara të cilat u pyetën për marrëdhëniet dhe sjelljen e kolegëve në punë. Studiuesit gjetën se nënat që hasnin sjellje të këqija në punë silleshin shumë autoritare në shtëpi.
Nënat që punojnë janë gjithë kohës nën tensionin e arritjeve në punë dhe dëshirës për të kaluar kohë me fëmijën e tyre. Studimet e fundit tregojnë se 25% e nënave qajnë të paktën një herë në javë nga gjithë ky stres. Një studim kanadez ka gjetur se nënat që kanë kolegë të ashpër dhe të pasjellshëm janë më të prirura të shfaqin sjellje negative prindërimi në shtëpi.
Në këtë studim morrën pjesë 146 nëna të punësuara të cilat u pyetën për marrëdhëniet dhe sjelljen e kolegëve në punë. Bashkëshortët e këtyre nënave po ashtu morën pjesë në studim për të raportuar sjelljen e tyre si mama në shtëpi. Studiuesit gjetën se nënat që hasnin sjellje të këqija në punë silleshin shumë autoritare në shtëpi.
Prindërit autoritarë vendosin pritshmëri shumë të larta për fëmijët e tyre dhe rregulla të pakthyeshme. Këta prindër ofrojnë shumë pak mënyra të ngrohta për zhvillimin e fëmijëve, dënojnë fëmijët shumë ashpër, kontrollojnë çdo aspekt të jetës së tyre dhe vlerësojnë shumë disiplinën duke lënë pas dore argëtimin. “Ky lloj prindërimi është lidhur me disa sjellje negative të fëmijës si; ngatërrim i konceptit të dashurisë me suksesin dhe bindjen, sjellje agresive jashtë shtëpisë, vështirësi të aftësive të vetëkontrollit, ankthe dhe turp”, tregon bashkëstudiuesi Kathryne Dupre, PhD.
Studiuesit shpjeguan se nënat që ndjenin këtë mungesë qytetarie nga kolegët, ndjeheshin po ashtu më pak të vlerësuara si prindër ndaj vendosnin të ishin më strikt dhe më kontrollues me fëmijët. Rezultatet e këtij studimi bëjnë thirrje për krijimin e ambienteve të paqta në punë sepse fëmijët janë ajo pjesë e shoqërisë që e pëson stresin e të rriturve.
(Portali Shkollor)
“Dua të bëhem mjek”
E qara e fëmijës në fillimet e kopshtit
Një trastë me mënyra, për mësim me ngjyra