Shaban Murati fiton çmimin kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistikë
Shaban Murati është shpallur fitues në publicistikë për çmimin kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024. Diplomat karriere dhe gazetar shqiptar, ai është autor i shumë librave, ndër ta "Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë", "Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë" e "Antitabu", botuar nga ALBAS.
Bashkia e Lezhës nën kujdesin e kryetarit Pjerin Ndreu organizoi edicionin e 8-te 2024 të konkursit letrar kombëtar “At Zef Pllumi”, ku të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalitete të shquara të artit dhe letërsisë shqipe, të cilët dhanë vlerësimet e tyre për veprat e autorëve fitues.
Çmimi letrar kombëtar “At Zef Pllumi” për publicistike iu dha publicistit Shaban Murati. Fituesit ia dorëzoi çmimin poeti dhe shkrimtari i shquar Rudolf Marku, i cili vlerësoi lart krijimtarinë e spikatur dhe figurën e autorit.
Në fjalën e tij të përshëndetjes Shaban Murati tha ndër të tjera: “Ndihem i nderuar që mora një çmim, që mban emrin e madh të një publicisti të shquar, të një mendimtari të madh, të një iluministi të madh si At Zef Pllumi. Ndihem i nderuar që ky çmim vjen nga qyteti i Besëlidhjes së Lezhës, nga qyteti i pan-shqiptarizmit, që duhet të jetë flamur jo vetëm i besëlidhjes së vjetër, por edhe i besëlidhjeve të reja që ka nevojë kombi shqiptar”.
Shaban Murati diplomat karriere dhe gazetar shqiptar, është autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to. "Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë", "Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë" e "Antitabu", botuar nga ALBAS janë analiza të qarta politike shkruar plot kulturë, duke krijuar një model të përdorimit të gjuhës shqipe në këtë fushë e në atë të diplomacisë.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shkolla e mesme profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë prezanton projekte inovative dhe artistike
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"
Lamtumirë, profesor Idriz Metani!