Pyjet më misterioze në botë…
Shikoni pyjet më të veçanta në botë, fotot dhe një përshkrim i shkurtër i gjithsecilit. Misteret ende të pazbuluara që i bëjnë këto pyje akoma më tërheqese për vizitorët.
Hallerbos, Belgium
Çdo pranverë ky pyll është i mbuluar me lule ngjyrë vjollcë dhe në këtë mënyrë i bën udhëtarët apo vizitorët që të kenë ndjesinë sikur ecin nëpër përrallë.
Rata Forest, New Zealand
Pylli në Zelanden e Re e mban këtë emër në saj të emrin të pemës së veçantë nga i cili përbëhet. Është një pyll shumë i veçantë dhe shumë i bukur për t`u eksploruar.
Crooked Forest, Poland
Ky pyll mund të quhet një prej pyjeve më misterioze në botë sepse askush deri në ditët e sotme nuk ka njohuri se përse pemët janë të lakuara në atë formë. Supozohet se 400 pisha janë mbjellë në vitin 1930, dhe flitet për të prodhuar lëndën e natyrshme të drurit për anijet, por asgjë nuk është zbuluar dhe ka ngelur mister.
Goblin Forest, New Zealand
Nga vet emri që mban ky pyll është unik, llojet e pemëve në këtë pyll janë të veçanta dhe është shumë e vështirë që në këtë pyll të depërtojnë lirisht dielli apo reshtjet e shiut.
Stanton Moor, UK
Ky pyll i bukur është vendosur në Anglinë veriore e cila është edhe shtëpia e një kënete misterioze e krijuar që nga epoka e bronzit.
Moss Swamp, Romania
Edhe pse ky vend në Rumani nuk është i njohur plotësisht është një nga bukuritë e natyrës që përbëhet i gjithë vetëm nga myshku. Rumania është e përbërë nga pyje dhe male të shumta prandaj një vizitë për të eksploruar këtë vend nuk do ishte ide e keqe sidomos nëse bëhet fjalë për të vizituar këtë moçal misterioz myshku.
The Sea of Trees, or Aokigahara, Japan
Ky vend misterioz dhe madhështor njëkohësisht njihet si deti i pemëve sepse përbëhet nga një hapsirë gjigande. Gjithashtu ky pyll është shumë i dendur prandaj aty bllokohen të gjitha zhurmat që vijnë nga jashtë. Ky pyll është një labirint i vërtetë.
Otzarreta Forest, Spain
Është një nga pyjet më të veçanta dhe më të bukura për t`u eksploruar, ngjyrat e pemëve që ka, ndërthuren duke krijuar një pamje përrallore.
Hoia-Baciu Forest, Romania
Është konsideruar si një nga pyjet më të përhumbura në botë dhe është referuar disa herë si “Bermuda Triangle of Transylvania”. Njerëzit kanë pohuar që kanë parë ufo në këtë zonë, por asnjëri nuk është i sigurt. Legjenda thotë që ka tërheqje të aktivitetit paranormal.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë