8 vendet ku duhet ta përdorësh Ujin e Bekuar
Uji i shenjtë ose Uji i Bekuar është një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës sonë të përditshme dhe për t’i bërë të shenjta të gjitha gjërat që na rrethojnë
Uji i shenjtë ose Uji i Bekuar, siç njihet nga të gjithë, është një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës sonë të përditshme dhe për t’i bërë të shenjta të gjitha gjërat që na rrethojnë. Pa u ndalur më tej në shpjegimin se çfarë bën Uji i Bekuar për ne, këshilla është që ky ujë duhet përdorur më shumë dhe me mirënjohje për këtë dhuratë të Zotit. Disa prindër e përdorin shpesh ujin e shenjtë për fëmijët e tyre, ndaj edhe spërkatin lodrat dhe librat e tyre shkollore. Revista “Class” sjell disa nga përdorimet e ujit të Bekuar në këtë ditë.
Beko veten
Ky sugjerim është i qartë, por zakonisht ky përdorim është vetëm të dielave. Po në pjesën tjetër të javës? Askush nga ne nuk mund të ngopet nga bekimi në jetë, ndaj përdore ujin e shenjtë çdo ditë të jetës. Mbaj një enë të veçantë në shtëpi, në mënyrë që edhe familjarët, edhe miqtë që të vizitojnë të pinë herë pas here dhe të bekohen me këtë ujë. Mbaje enën mbaje afër derës së jashtme, në mënyrë që të mos dalësh asnjëherë pa pirë pak ujë të bekuar.
Beko shtëpinë
Nëse nuk gjen kohë për të bekuar shtëpinë me ujin e shenjtë, atëherë nuk ka kohë më të mirë se e sotmja. Shtëpia është kisha jote dhe ka nevojë po ashtu për mbrojtje shpirtërore. Mund ta spërkatësh shtëpinë me Ujin e Bekuar vetë ose edhe një prift mund ta bëjë këtë për ty me një ceremoni bekimi.
Beko familjen
Përdore ujin e shenjtë për t’u lutur dhe për të bërë shenjën e kryqit së bashku me familjarët para se të flini. Lidhuni me njëri-tjetrin dhe lutuni Zotit për të mirat që keni. Bëjeni këtë traditë dhe mbani një shishe me ujë të shenjtë gjithmonë afër.
Beko vendin e punës
Nëse punon jashtë shtëpisë, spërkate hapësirën e punës me ujë të shenjtë. Kjo është një ide gjeniale për ta ndier veten më mirë dhe më kreativ. Edhe vendi i punës ka nevojë për mbrojtje shpirtërore, ndaj bëje edhe atë pjesë të Perëndisë.
Beko makinën
Makina është ndoshta vendi më i rrezikshëm për të cilën ke shpenzuar një sasi të konsiderueshme parash, por edhe kohën që shpenzon çdo ditë me të. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e Ujit të Bekuar për të të mbajtur të sigurt nga rruga e keqe. Mbaj një shishe me Ujë të Bekuar në makinë dhe po ashtu, mund t’i thuash një prifti që të bekojë makinën.
Beko kopshtin me perime
Kjo ishte një praktikë e zakonshme në Mesjetë. Njerëzit spërkasnin vazhdimisht me ujin e shenjtë kopshtet me perime. Në kohët kur njerëzit ishin të varur nga të lashtat për jetesën e tyre, mungesa e shiut ose ngricat e hershme mund të ishin shkatërruese. Përdorimi i ujit të shenjtë dhe bekimi i bimëve me të është një ushqim i sigurt me frymën e Perëndisë.
Beko të sëmurët
Nëse ke ndonjë të sëmurë në familje apo edhe miq, bekimi me Ujin e Bekuar është një lutje shpirtërore për mëshirë dhe për shërim. Nëse viziton të sëmurët në spital apo azil, beko hapësirën e tyre ujë të shenjtë dhe lër një shishe me ujë për t’u dhënë më shumë rehati sa herë kanë nevojë.
Beko kafshët shtëpiake
Në ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, zënë hapësirë edhe kafshët, për të cilat ka gjithashtu një rit për t’i bekuar me ujin e shenjtë. Kafshët shtëpiake janë miqtë më të mirë të njerëzve dhe shpesh ofrojnë shërbime të mëdha për ta, kështu që edhe ato kanë nevojë për të qenë të mbrojtur.
Përralla e babagjyshit të Vitit të Ri
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën
Si të visheni me stil në ditët me dëborë