9 gjëra që nuk duhet t’i bëni

Prindër kujdes, mos u alarmoni kur fëmija sëmuret!

Këto janë disa këshilla praktike që ju ndihmojnë ju në takimin me pediatrin, që të mos jeni të stresuar, nxituar ose të zënë ngushtë për të bërë pyetjet që dëshironi. Një mjek i njohur, pediatër tregon se si ju duhet të silleni.

Këto janë disa këshilla praktike që ju ndihmojnë ju në takimin me pediatrin, që të mos jeni të stresuar, nxituar ose të zënë ngushtë për të bërë pyetjet që dëshironi. Një mjek i njohur, pediatër tregon se si ju duhet të silleni në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë.


9 gjëra që pediatri nuk do të dëgjojë më nga ju


1. Mjaft kërkuat në internet për këshilla mjekësore

Kur jeni të shqetësuar për simptomat e fëmijës suaj, vendi i parë për t'u kthyer është zakonisht “Dr. Google”. Dhe ndërkohë që faqet e besuara si: Akademia Amerikane e Pediatrisë mund të kenë informacion të dobishëm, është ende e pamundur për të diagnostikuar fëmijën tuaj në internet. Në vend të kësaj, merrni shqetësimet tuaja te mjeku juaj. “Më kanë dhënë faqet e internetit për të parë, sepse një prind është shumë i sigurt se fëmija i tyre ka sëmundje X, Y ose Z. Unë jam gjithmonë i lumtur të shikoj dhe të kthehem tek ata, por një diagnozë bazohet në vlerësimin tonë mjekësor”, thotë mjeku.


2. Mjaft shkuat tek urgjenca për çdo gjë

“Përveç emergjencave ekstreme, marrja e një telefonate në zyrën e mjekut jep kohë që fëmija të qetësohet dhe familja të bëjë vlerësime dhe ne të përcaktojmë nëse ka nevojë që t’i bëjmë ekzaminime të tjera”, thotë Dr. Bush . Një strukturë urgjente e kujdesit ose zyra e pediatërve të nesërmen mund të jenë alternativa më të mira.


3. Mjaft kërkuat antibiotik

Është e natyrshme të duam që fëmijët tanë të përmirësohen sa më shpejt, por mjeku thotë se antibiotikët nuk janë gjithmonë përgjigje. “Ka raste kur është absolutisht e përshtatshme për të dhënë antibiotikë kur ato kanë një infeksion bakterial, por për shumicën e pacientëve që shohim me sëmundje virale, nuk është. Ftohjet dhe kollitet nuk kanë nevojë për një antibiotik, ata kanë nevojë për kohë për t’u shëruar”. Plus, duke i dhënë antibiotikë shumë shpesh mund të çojë në baktere rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat më pas janë më të vështira për të luftuar.


4. Mos refuzoni vaksinat dhe mos kërkoni modifikim të skedulave të tyre

Ironikisht, ashtu si disa prindër nxitojnë për mjekësi, të tjerët janë të frikësuar nga vaksinat. Edhe nëse prindërit pranojnë se vaksinat janë një gjë e mirë, ata janë të shqetësuar. “Ka prova shumë të forta se vaksinat parandalojnë shumë sëmundje vdekjeprurëse dhe të dobëta të fëmijërisë. FDA kërkon çdo kombinim të ri të vaksinave për të provuar efektivitet të barabartë sikur të ishin dhënë në data të veçanta kështu që ne nuk do të mbingarkojmë sistemin imunitar”. Problemi me vonesën e vaksinave, veçanërisht me foshnjat, është që fëmijët të shkojnë më tutje të pambrojtur. 


5. Mos i lini fëmijët përballë monitorit pa kufi

Le ta pranojmë: ekranet janë një pjesë e jetës sonë tani, të cilën AAP e njohu kur zbutnin rregullat e tyre rreth kohës së ekranit. Por edhe kështu, pediatri thotë se është e rëndësishme të siguroheni që fëmijët tuaj të luajnë në natyrë për stërvitje, dhe ndërveprimi ballë për ballë për zhvillimin shoqëror. “Jeta ka të bëjë me bashkëveprimin me njerëzit e tjerë, kështu inkurajoni fëmijët që të luajnë me miqtë e tyre, jo të luajnë video lojëra online.”


6. Mjaft i thatë fëmijës që është ftohur se ka ndenjur shumë jashtë

Ky është një mit që thjesht nuk do të vdesë. Por fëmija juaj nuk do të ftohet nëse del jashtë mureve të shtëpisë për të bërë një xhiro teksa ka veshur rrobat e përshtatshme të stinës. “Sëmundjet virale të tilla si ftohjet vijnë nga përhapja e mikrobeve-fëmijët që prekin gjithçka dhe pastaj prekin sytë, hundën dhe gojën. Ne shohim shumë më tepër përhapjen e sëmundjeve gjatë dimrit kur fëmijët janë të gjithë të kondensuar në një zonë.”


7. Mos i neglizhoni vizitat për kontroll rutinë

Ne të gjithë bëjmë jetë aktive, jemi të zënë, dhe kur vjen koha për atë që konsiderojmë "jo shumë të rëndësishme”, është e lehtë ta lëmë të kalojë. Por doktori thotë se ky është një gabim. “Nëse kalojmë nga dhënia e kujdesit të sëmurë dhe kujdesit të mirë, mund të bëjmë një punë më të mirë për parandalimin ose menaxhimin e sëmundjeve të caktuara”, thotë ai. Kjo përfshin problemet e dëgjimit dhe të shikimit, murmurit të zemrës, ngritjet e presionit të gjakut, fëmijët që nuk arrijnë të rriten. Vizitat u japin ju dhe fëmijës një mundësi për t'u ndjerë më mirë me mjekun, kështu, në të ardhmen do të diskutoni me lehtësi ndonjë shqetësim shëndetësor.


8. Mos përdorni kunja pambuku për të pastruar veshët e fëmijës

Mbase mendoni se po ndihmoni higjienën e fëmijës, por jeni vetëm duke e shtyrë dyllin më shumë në vesh. “Fëmijët do të vijnë ndonjëherë me dhimbje veshi ose ulje dëgjimi, sepse veshët e tyre janë të mbushur, nuk e nxjerrin dot me kunja, por e shtyjnë atë”, thotë mjeku. Në vend të kësaj, lejo pak ujë të futet në veshët e fëmijës tuaj në kohën e dushit, sepse lagështia ndihmon që dylli natyralisht të dalë vetë jashtë.


9. Mjaft u tmerruat për temperaturën e fëmijës

Mund të jetë alarmante kur fëmija ka ethe dhe temperaturë, por sapo të dalë nga faza e porsalindur kur mund të jetë e rrezikshme, është diçka tjetër që të raportohet tek mjeku juaj. “Është një simptomë si një hundë e rrjedhur, kollë ose dhimbje, pjesë e mbledhjes së informacionit që na ndihmon të marrim vendime se çfarë është diagnoza dhe trajtimi i duhur. Është shumë e rrallë që kjo të jetë situatë alarmante”.


(Përshtati: A. Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,544 Lexime
7 vjet më parë