Sugjerim

Princi i Vogël i Antoine de Saint-Exupery: Eshtë më mirë të vuash një mijë herë nga dashuria sesa të mos kesh dashuruar kurrë

Princi i Vogël i Antoine de Saint-Exupery është një përrallë që flet për dashurinë dhe marrëdhëniet ndërpersonale, si dhe shumë çështje të tjera thelbësore. Në këtë histori të shkurtër, kaq të mbushur me mësime dhe njohuri, takojmë një dhelpër që, si shumë prej nesh, nuk dëshiron të mbetet vetëm...

Princi i Vogël i Antoine de Saint-Exupery është një përrallë që flet për dashurinë dhe marrëdhëniet ndërpersonale, si dhe shumë çështje të tjera thelbësore.


Në këtë histori të shkurtër, kaq të mbushur me mësime dhe njohuri, takojmë një dhelpër që, si shumë prej nesh, nuk dëshiron të mbetet vetëm. Duke njohur princin e vogël, dhelpra pranon se është e egër, se është e rrezikshme, por gjithashtu se thellë- thellë dëshiron të ketë një shok, dikë qa ta ndjekë dhe me të cilin nuk do mund të ndihet më vetëm.


E di që dashuria do ta zbutë por gjithashtu do ta lejojë që ta shohë botën në një mënyrë tjetër. Eshtë një kafshë e mençur.


Siç i shpjegon dhelpra princit të vogël:

Për mua, je ende veçse një fëmijë si njëqind mijë fëmijë të tjerë. Dhe nuk kam nevojë për ty. Dhe ti, nga ana jote, nuk ke nevojë për mua. Për ty, jam thjesht një dhelpër si njëqind mijë dhelpra të tjera. Por nëse më zbut, atëherë do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Për mua, do të jesh i vetmi në botë. Dhe unë do të jem e vetmja për ty.

Dhe vërtet, dashuria, si asnjë emocion tjetër, na lejon të hapemi para botës dhe të gjitha mrekullive të saj. Dhe e bën atë përmes mençurisë, sepse kur biem në dashuri e dimë që rrezikojmë të vuajmë, duke humbur diçka që është e dashur për ne dhe pa të do të ndihemi të zbrazët. Por, në të njëjtën kohë, e dimë që përmes kësaj dashurie do të jemi në gjendje të jetojmë përvoja dhe të shijojmë jetën në një mënyrë shumë më intensive dhe më të rëndësishme.


Siç dhelpra siguron princin e vogël:

Por nëse më zbut, do të jetë sikur të vijë dielli të ma ndriçojë jetën. Do ta di që një gjurmë është ndryshe nga të tjerat. Të tjerët më bëjnë të fshihem nën tokë, por hapat e tu do të jenë si muzika dhe do të më bëjnë të dal nga vendi ku jam fshehur. Dhe shiko: A i sheh fushat e grurit? Unë nuk ha bukë, prandaj gruri më është i padobishëm. Fushat e grurit nuk më thonë asgjë. Por ti ke flokë të artë. Mendo sa fantastike do të jetë kur të më kesh zbutur! Gruri, i cili është gjithashtu i artë, do të më kujtojë ty. Dhe atëherë do ta dua erën në fushat e grurit...


Siç e kemi zakon të themi, është më mirë të vuash një mijë herë nga dashuria sesa të mos kesh dashuruar kurrë. Dhelpra e Saint-Exupery e ka shumë të qartë në mendjen e saj, sepse, megjithëse e di që princi i vogël do ta lërë, thotë se fushat e grurit do të jenë të veçanta tashmë dhe përgjithmonë falë kësaj dashurie.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

723 Lexime
1 vit më parë