Aktivitet

Aktiviteti nga mësimdhënësja Fatlume Mehmeti për 17 Shkurt, Pavarësinë e Kosovës

Me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në SHFMU “Shaban Jashari” në Skenderaj, mësimdhënësja e klasës së dytë, Fatlume Mehmeti, kishte organizuar një aktivitet me nxënësit e saj.

Me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në SHFMU  “Shaban Jashari” në Skenderaj, mësimdhënësja e klasës së dytë, Fatlume Mehmeti, kishte organizuar një aktivitet me nxënësit e saj.


Nxënësit e kësaj klase kanë krijuar një puzzle me hartën e Kosovës dhe gjashtë yje të bëra nga letra, ndërsa në sfond është dëgjuar kënga “Vendi im”, të cilën e këndojnë një grup këngëtarësh dhe producentësh të Kosovës. 


E pyetur nga Portali Shkollor se si u inspiruat për organizimin e këtij aktiviteti, mësuesja Fatlume tha:


“Mësimdhënia është art dhe shkencë, prandaj ne së bashku me nxënës harmonizuam artin dhe shkencën për të realizuar një projekt të tillë.”



Në pjesën e dytë të aktivitetit për 17 Shkurtin, me shumë emocione, nxënësit recituan poezitë që kishin shkruar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. 


Në pjesën e tretë të kësaj ngjarjeje, drejtoresha e shkollës, Hyra Gashi Tahiraj, falënderoi shtëpinë botuese Albas, që për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, dhuroi një numër të madh të librave për fëmijë për biblotekën e shkollës. Me këtë rast, ajo ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi për Albasin.


Në fund nxënësit vallëzuan me këngën e njohur “Xhamadani vija-vija”. 


Më poshtë mund t’i shihni disa foto nga kjo ngjarje:


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,634 Lexime
2 vjet më parë