Krijime

Poezi, tregime dhe piktura nga nxënësja Ajsea Kalemaj

Ajsea Kalemaj është një nxënëse në klasën e pestë e cila ka pasion të shkruajë jo vetëm poezi por edhe tregime dhe ese. Njëkohësisht ajo di t’i bjerë edhe kitarës. Por asnjë nga këto pasione të ushtruara në kohën e lirë nuk e pengon të jetë edhe nxënëse e cila shkëlqen në mësime.


Shkronjat (Poezi)

Jemi vend i bukur dhe i lashtë. 

Dita zbardhi, ndriçoj male dhe kodra. 

Këngët  e zogjve  dëgjojmë, 

kudo mbi fusha e livadhe.

Shkëlqejnë shkronjat  në  këto vargje,

 rrezatojnë bukurinë. 

Shkëlqejnë si xixëllonjat nëpër  livadhe.

Shtrirë mbi  livadhe e gjelbërim, 

sodis qiellin edhe bukuritë.

Sa bukur!

Shkronjat e alfabetit të vendit tim,

shndrijnë  dhe i arrin yjësitë.

Fjalë e ëmbël,  fjalë e mirë,

 i ngjan zogut në hapësirë .

 Gjithçka dua të  di,  

nëpër libra e fjali.

Më thoshte gjyshja gjithmonë.

Se e vetmja gjë për të cilën njeriu duhet të krenohet, është zemra. 

Jo me emrin, jo me gjërat, por me meritat. 

Vetëm për  zemrën...





Miqësia ime dhe e Trimit (Tregim)


Për ditëlindje tezja me nxori ne Dajt,

Atje ishte një shitës që kishte një tigër prej pelushi.

Unë e doja që të ma blinin  si dhuratë.

Tigri kushtonte 10 mijë lekë dhe shitësi më tha: -Kjo shpirt  i vogël nuk është një tigër i zakonshëm, ky është magjik, dhe e mora si dhuratë nga tezja.

Kur erdha në shtëpi po shikoja se si funksiononte, tigri që të punonte duhej që  t`i shtypja dhëmbin e parë të mprehtë.

Kur e shtypa tigri i pelushit u shndërrua në një tigër të madh edhe të gjallë, që të dërgonte ku të doje.

Ai vraponte aq shpejt sa ja kalonte edhe makinës më të shpejtë.

Dhe kështu unë ja vendosa emrin Trim.

Gjithmonë ai shkonte me mua në xhungël dhe unë nuk mërzitesha nga udhëtimet me atë.

Tezja me shëtiti përsëri në Dajt, pas disa muajsh dhe përsëri takova shitësin.

Ai me pyeti: - A ishte magjik tigri?! 

Unë tunda kokën dhe përsëri më foli: - Nëse e do tigrin të gjallë përgjithmonë jepi këtë biskotë.

Unë e mora biskotën dhe u ktheva në shtëpi. Bëra ashtu siç më tha shitësi dhe tigri nuk bëhej më kukull prej pelushi.

Unë u lumturova  që kisha një tigër për kafshë shtëpiake. Kjo është miqësia ime dhe e Trimit.




                  


  Një dhuratë nga Babagjyshi (Tregim)

 Viti i Ri po vinte dhe unë i kërkova babagjyshit një Poni të madh si robot gati sa gjysma ime. Por motra ime ma zhgarraviti kartolinën time që do t`i jepja babagjyshit. Unë e shkrova prapë letrën dhe e postova për në Polin e Veriut. Tani kur të vinin Krishtlindjet duheshin dhe tre ditë. Mezi po prisja të merrja dhuratën time dhe po filloja të sillesha më mirë me të tjerët. Kur erdhën Krishtlindjet, unë shkova  te shoqja ime e  ngushtë. Ajo nuk më kishte bërë dhuratë dhe unë shkova në shtëpi. Fillova të qaja dhe kur isha atje ia grisa dhuratën e saj që i kisha bërë vetë. Por nuk pashë ndonjë dhuratë pas pemës dhe kështu për pak kohë nuk besova me te babagjyshi. Megjithatë nuk u dorëzova dhe fillova të sillesha më mirë. Kur rashë  të flija dëgjova një zhurmë u ula poshtë në dhomën e ndenjes dhe pashë babagjyshin duke ngrënë biskotat e duke pirë qumështin. Babagjyshi  më tha: faleminderit që beson tek unë Ajsi dhe pastaj u zhduk. Kur pashë poshtë pemës dhuratën time edhe të shoqes. Te dhurata e shoqes ishte një shënim që thoshte: Ajsi rregullo gabimin që bëre. Kur shkova  te shoqja  përsëri i dhashë dhuratën dhe ajo më dha një dhuratë. Unë kujtova se ajo nuk më kishte bërë fare dhuratë. Por më bëri një shaka te bukur. Dhe pastaj dëgjova babagjyshin të thoshte: Hohoho Gëzuar Krishtlindjet.

Këto ishin Krishtlindjet me të bukura.




Por Ajseas përveçëse i pëlqen të shkruajë, pasion ka edhe pikturën. Duket gati-gati se ajo është një artiste e vogël dhe e kompletuar. Ne i urojmë suksese! 

Nga Ajsea Kalemaj, klasa 5-të, Shkolla “28 Nëntori” Tiranë 



Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


3,108 Lexime
3 vjet më parë