Nëna, burimi i dashurisë dhe i jetës
Dashuria është pushtet i nënës që nuk lejon njerëzit të mbyten në egoizmin e verbër. E në fund për nënat dashuria është ajo çfarë i jep kuptim jetës njerëzore.
Nëna...qenia me sublime, që me krahët e saj lëshon dashurinë si një breshër i fortë dhe bota ngjyroset në të gjitha skajet nga veriu në jug me nuanca e jetë. Ne jemi fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie duke menduar dhe falenderuar zotin, që i fali ndjenjën më të bukur që ekziston.
Nuk resht kurrë së ndaluari për të thyer çdo vuajtje që tronditin zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi. Vetëm nënat e zotërojnë këtë aftësi sikur të kenë një damar të përbërë prej qelizash dashurie dhe jete.
Sikur ta rikthenim jetën pas si një film dhe të përfytyronim sesi do të ishte jeta pa nënën, a do ndiheshim të realizuar? Kam frikë që jo, sepse edhe kur e shkruaj këtë frazë, me këtë penë të zezë ngjan sikur nuk jam një njeri, jam dikush që nuk ka ndjenja njerëzore, jam dikush që nuk është dikush në fakt, po thjesht një hije që kërkon të kthejë kohën e çmuar pas.
Foleza e tyre e vogël prodhon dashuri dhe vetëm dashuri. Me një fjalë zemre mund të them që nëna është gjeneratori që prodhon dashuri dhe jetë për botën sepse në fund të fundit për këtë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është gravitet, i bën njerëzit që të tërhiqen nga të tjerët. Dashuria është pushtet i nënës që nuk lejon njerëzit të mbyten në egoizmin e verbër. E në fund për nënat dashuria është ajo çfarë i jep kuptim jetës njerëzore. Ato përpiqen gjithmonë që jeta të mos mbushet me harbutëri, por të mbështillet fort e asnjë pjesë të mos ngelet e hapur, ngaqë dashuria duhet të pikojë sadopak në trupin e të gjithëve.
Mund të jetë përmendur shumë herë fjala "dashuri " apo "jetë", por në fakt është si një leksion për të gjithë ato njerëz që kanë humbur sensin e të jetuarit dhe të zgjojmë çdokënd që të mos harrojë se nëna është burimi i vetëm ku mund të gjesh dashurinë dhe jetën. Nëse mërzitja, vuajtja, të qarat të kanë mbërthyer si lëkura pas vetes, futu në krahët e nënës sepse do të ndjesh atë aromë që do t'i përkasi parajsës së dytë.
Si fëmijët e nënave të palodhshme nuk duhet të zhytemi vetëm në atë botën tonë, por të qëndrojmë pranë tyre duke ua shpërblyer çdo copëz të vogël dashurie vetëm me një fjalë ose me një buzëqeshje të ëmbël. Ky përqafim mbetet si fotografi e ngjitura në zemrat e tyre dhe sa herë që i shohin frymëzohen për të dhuruar akoma edhe më shumë jetë. Yjet mund të ndriçojnë tokën, por ama nënat mund të ndriçojnë jetën e një fëmije që vjen në këtë botë duke qarë dhe që në ato momente ai kthehet në thesarin më të çmuar për të.
Nënat janë dhe do të mbeten mbretëreshat e kësaj bote. Ato sundojnë tokën dhe na qëndrojnë gjithmonë pranë si një magnet. Nënat mund të zëvendësojnë çdokënd, po vendin atyre nuk mund ta zërë askush.
Egi Kasi, nxënëse në shkollën Migjeni, Durrës
Publikim Parajsa Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Letër falenderimi për mësuesen time
Kartolinë për mësuesit nga nxënësi Gabriel Salobehaj
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj