Krijim

“Fshati im”- maturantja Senada Bajraktari rrëfen me emocion vendin ku jeton e mëson

Në detyrën e saj në lëndën e gjuhës, nxënësja Senada Bajraktari ka përshkruar sa thjesht e shkurt aq edhe bukur fshatin e saj ku jeton dhe mëson. Nëpërmjet krijimit të saj ne do të shkojmë me imagjinatë në fshatin Kullaj të Shkodrës.

Tema: Fshati im

Lënda: Gjuhë Shqipe

Klasa: Xll-B

Shkolla: “Adem-Haxhija”

Punoi: Senada Bajraktari



Fshati im! Një vend ku natyra është gjallëruese, ajri i pastër që  pastron shpirtin e çdo njeriu. Ka plot pemë përreth të larta plot gjelbërim. Kënaqësi të jep zëri i të vegjëlve që i dëgjon dhe shikon duke u argëtuar pa fund.


Kur zgjohemi në mëngjes mbushemi me ajrin e pastër plot jetë, me zërin e fëmijëve që përgatiten për shkollë dhe cicërimat e zogjve nëpër  pemë. Dita nis bukur, me gjallëri dhe dëshira.


Këtë mënyrë jetese preferojnë të bëjnë ato individë që nuk pëlqejnë zhurmën dhe duan të jetojnë në hapësira më të mëdha. Ndjesitë që të jep aroma e bimëve që gjenden në malin e fshatit Kullaj janë të papërshkrueshme të cilat përdoren edhe për shërim. Gjithashtu janë edhe fitimprurëse për banorët e fshatit.

Bimë medicinale që gjenden në fshatin Kullaj 

Shërbimi shëndetësor është përmirësuar shumë, por jo si në qytet. Infrastruktura nuk është e pasur dhe është e vështirë për banorët e fshatit. Mundësitë për punësim janë të kufizuara dhe në përgjithësi, burimi kryesor i të ardhurave vjen si rezultat i prodhimeve bujqësore,i kultivimit dhe tregtimit të tyre.

Në fshatin ku jetoj unë gjendet dhe një shkollë e vogël  ku unë mësova ABC-në, mësova të luaj me fëmijët e tjerë, mësova shumë vjersha të bukura. Tani që i shikoj fëmijët e tjerë duke shkuar në shkollë dhe duke mësuar ato që kam mësuar unë  përpara në shkollën fillore më kujtohet vetja ime. Një pamje madhështore dhe mahnitëse fshatit tim i jep xhamia që është aq bukur e punuar dhe ndërtuar në një mënyrë përrallore.

Xhamia në fshatin Kullaj, Shkodër 

Jeta në fshat të lidh ngushtë me natyrën, me qetësinë e me ajrin e pastër. Banorët janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Fshatin tonë e vizitojnë mjaft turistë të huaj dhe shqiptarë. Ata mbesin shumë të kënaqur nga mikpritja dhe nga bukuritë e fshatit tonë. Me pak fjalë ne kemi një fshat të kompletuar me tradita, kultura dhe mjaft të veçantë për nga bukuria . 

Nxënësja Senada Bajraktari

Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

16,300 Lexime
3 vjet më parë