Krijime

Poezi nga maturanti Halit Trakanaku

Halit Trakanaku është nxënës në gjimnazin "Sami Frashëri" në Belsh të Elbasanit. Ai këtë vit është maturant dhe përveç ndjekjes së mësimeve, në kohën e tij të lirë ai shkruan shpesh poezi por edhe ese me tema të ndryshme. Më poshtë po sjellim disa krijime të tij në vargje që janë vërtetë të bukura.

Halit Trakanaku është nxënës në gjimnazin "Sami Frashëri" në Belsh të Elbasanit. Ai këtë vit është maturant dhe përveç ndjekjes së mësimeve, në kohën e tij të lirë ai shkruan shpesh poezi por edhe ese me tema të ndryshme.


“Shkrimin më shumë se pasion e kam të domosdoshëm, sepse kur shkruaj jetoj një jetë të një dimensioni tjetër, një jetë ndërmjet meje dhe letrës, një jetë ku përzihen emocione, ide dhe mendime që zbukurohen nga boja e hedhur me kujdes nëpër vargje e rreshta qëndisur” shprehet kështu maturanti, Halit Trakanaku.

Më poshtë sjellim disa poezi të tij. 



Në u takofshim! 


Në u takofshim dy fjalë do të them 

Po në mos u takofshim do t’i shkruaj 

Dy fjalë që brenda tyre tretem 

Dy fjalë që për-së-brendshmi bluaj 


Do t’i pëshpërit në u takofshin buzët tona 

Me ngrohtësinë e afshit që përvëlon 

Do t'ia skalis shpirtit lozonjar, tërë ojna 

Që kurdoherë në gjunjë më gjunjëzon 


Dhe ashtu në gjunjë, i pafuqishëm 

Dy fjalë kisha, nga shpirti thura 

Dy fjalë që më munduan qëllimshëm 

Për t’u ulur e për të thënë: TË DUA! 



Një ditë   


Hëh , sa e çuditshme vallë 

Nata që shkoi e dielli që lindi 

Një ditë e re, jashtë të mbyllurës qepallë 

Pret për të shkuar fluturimthi 


Një ditë që shkoi pakuptuar

E një tjetër njësojë me të parën 

Jeta veçse vjen duke u shkurtuar 

Prej ditëve që njëra-tjetrën flakën 


Kështu kohë e ditës është e paktë 

Dhe jeta gjithashtu e shkurtër 

Në dukje jepet e gjatë

Por s'është gjë tjetër veçse lustër ....


Falënderues për çdo orë duhet të jemi 

Dhe mirë të bëjmë kur mundemi 

Të jetojmë jetën së brendshmi 

Se s'është nevoja të dukemi .....



Pse?! 


Pse vallë diell nuk lind në vendin tim ?! 

Pse mbuluar je me re të zymta?! 

S'të shoh të plotë e me shkëlqim 

Të ndriçosh ti vendin tim 


Pse vallë lind andej nga perëndon?!

Më thuaj pse, në errësirë na errëson?! 


Dhe dielli kryelartë ma priti: 

"Ne kupolë të qiellit unë shndrij  

  Në çdo ditë që mbart viti 

  Aty lind e perëndojë 

  Dritë e shpresë botës dërgojë 

  Por të errësuar ju vetë jeni 

  Pse retë nuk mund t’i kapërceni ... " 



Teatër?! 


Ç'bëhet kështu, as vetë nuk e di 

Në cilën skenë vallë jemi? 

Komedi a tragjedi 

S'po dimë të qajmë a të qeshim 


Njerëz që shkojnë e vijnë 

Disa zgërdhihen e disa vuajnë 

Të tjerë që  luajnë me pasurinë

E disa që në këmbë të tyre kafshatën ruajnë 


Prit pak ... ç'dreqin po them?! 

Ç'teatro po përrallis?! 

Në mes të rrugës unë jam 

Përpara meje një turmë po më çakërdis 


Të bërtitura, të qara, gajasje 

Herë të  ndarë e herë te mbledhur si bagëti

Ta shikosh në këtë pikëpamje 

Një tragjedi në komedi ...  



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

923 Lexime
9 muaj më parë