Nxënësit e klasës së gjashtë vizitë në Kalanë e Tiranës
Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale në Tiranë
Nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës 9-vjeçare "Vasil Shanto", të shoqëruar nga mësuesja e gjuhës, Genta u bënë pjesë e projektit të Shtëpisë Botuese Albas "Të lexojmë qytetin". Objekti i përzgjedhur në kuadër të projektit ishte Kalaja e Tiranës.
Nxënësit të shoqëruar nga përfaqësues të Albas si dhe mësues të shkollës vizituan ambientet e brendshme të Kalasë së Tiranës dhe u informuan historinë e saj. Nxënësit ishin shumë kureshtar dhe shikon me vëmendje gjithçka, ndërsa pyetjet që ata ngritën dukej sikur nuk kishin fund, sa më shumë shikonin aq më shumë pyesnin.
Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale në Tiranë.
Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë.
Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky toponim akoma nuk është saktësuar plotësisht.
Por Kalaja e Tiranës, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin e pas tërë Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin.
Kalaja e Tiranës
- Kalaja e Tiranës është monument kulture i kategorisë së I-rë.
- Kalaja e Tiranës është një fortifikim fushor me planimetri drejtkëndëshe 160x125m. Pjesë ndërtimore të ruajtura në disa prej kullave dhe segmenteve të mureve rrethuese tregojnë se kalaja mund të jetë ndërtuar ne shek. IV-VI e.s, pra rreth 2500 vjet perpara. Ajo mendohet se i takon njërës prej fortifikimeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga perandori Justinian në Epirin e Ri (provincën e Durrësit).
- Pjesa e mureve rrethuese që shihen sot mbi tokë i takojnë ndërtimeve të shekujve të fundit, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini (1788-1809), në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XVIII, mbi rrënojat e kështjellës së vjetër.
- Teknika e ndërtimit të këtij muri paraqet dy faza: antike dhe atë mesjetare të shek. XVIII.
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Për herë të parë një Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe