Nxënësi që ecën çdo ditë 4.5 km për të shkuar në shkollë
Nxënësi i klasës së tretë ecën çdo ditë 4.5 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë, i ftohti dhe bora që binte përjashta bënë që flokët dhe vetullat e tij të ngrinin e të merrnin ngjyrën e bardhë të dëborës, por nuk e ndaluan të shkonte në mësim.
Një nxënës i klasës së tretë në provincën Yunnan, Kinë, shkoi me vonesë në shkollë. Sapo hyri në klasë pamja e tij shkaktoi të qeshura te nxënësit e tjerë. Nga i ftohti dhe reshjet e borës djaloshit i ishin ngrirë flokët dhe vetullat.
Ky nxënës udhëtoi si çdo ditë, plot 4.5 kilometra për të shkuar në shkollë, i ftohti dhe bora që binte përjashta bënë që flokët dhe vetullat e tij të ngrinin e të merrnin ngjyrën e bardhë të dëborës, por nuk e ndaluan dot që të shkonte në mësim.
Mësuesja i bëri një foto dhe ia dërgoi drejtorit të shkollës. Ende nuk është e qartë arsyeja se përse kjo foto u shpërnda në internet duke shkaktuar reagime të ndryshme.
Vogëlushi, megjithëse ftohtë nuk ishte i veshur mirë për të përballuar temperaturat e ulëta.
Drejtori i shkollës tregoi se prindërit e të miturit kanë emigruar në një qytet të madh për shkak të kushteve të këqija ekonomike, megjithatë djaloshi nuk le asnjë orë mësimi duke udhëtuar çdo ditë një orë në këmbë.
“Ai është kaq i lezetshëm dhe i ëmbël. Ndonëse shokët e klasës qeshën me të, ai nxori fytyrën e bukur dhe buzëqeshi para tyre.”
Fotot e publikuara tregojnë duart e të miturit që kanë marrë plagë nga i ftohti.
Pas publikimit të pamjeve, reagimet kanë qenë të shumta dhe shumë kinezë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar ekonomikisht nxënësin e përkushtuar.
(A.H ; Portali Shkollor)
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
Jeta përmes lenteve të një fotografi të verbër!