Të mësuarit përmes lojës

Njohja e emocioneve nëpërmjet një kungulli

Nxënësit shpesh kanë vështirësi të shprehin emocionet e tyre. Ka raste kur nxënësit fillojnë të bërtasin apo të hedhin sende. Duke parë postimet e frymëzuara nga vjeshta, më erdhi në mendje të dekoroja një kungull për të ndihmuar nxënësit e klasës sime të shprehen në një mënyrë më të qetë.

Me vetëm tre hapa edhe ju mund te krijoni kungullin ndihmës për nxënësit e klasës suaj.



Hapi i parë


Filloni duke iu kërkuar nxënësve të vizatojnë një kungull, sikur në figurën poshtë. 


Hapi i dytë


Kërkojuni të ngjyrosin kungullin me ngjyrë portokalli dhe kërcellin me ngjyrë të gjelbërt. Pastaj ndihmojuni për ta prerë. 


Hapi i tretë


Për të treguar emocionet, kërkojuni të vizatojnë dhe të presin disa lloje të emocioneve (sytë, gojën dhe hundën) dhe vendosni pak shirit ngjitës në anën e pasme që të ngjiten.  


Flisni me nxënësit tuaj se si duken format e gojës apo të syve. Flisni për  mënyrat se si ne shprehim ndjenjat në mënyrë pozitive apo negative. Për shembull: “Kur trishtohem, nuk është në rregull të godas”. Është e rëndësishme që nxënësit të jetë në gjendje t'i shprehin ndjenjat dhe t’i lidhin ato me atë se si veprimet i bëjnë të tjerët të ndihen. Të mësuarit rreth ndjenjave ndihmon në zhvillimin emocional social.

Kërkojuni nxënësëve t’i përdorin këta kunguj për të shprehur emocionet e tyre gjatë orëve mësimore. 

Burimi: Klikoni këtu


Përgatiti: Era Baliu, gazetare/korrespondente e Portalit Shkollor Albas për Kosovën 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

1,455 Lexime
3 vjet më parë