Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”
Një formë e mirë për t’u argëtuar është loja me letra. Më poshtë ju prezantojmë rregullat e lojës “Uno” për ta luajtur me fëmijët ose familjarët e tjerë, por edhe me miqtë tuaj.
Më poshtë ju prezantojmë rregullat e lojës “Uno”.
“UNO” Loja me letra
108 letra si në vijim:
19 letra të kaltërta – 0 deri në 9
19 letra gjelberëta – 0 deri në 9
19 letra të kuqe - 0 deri në 9
8 letra për tërheqje nga 2 letra – nga secila ngjyrë nga 2, e kaltërt, gjelbertë, e kuqe dhe e verdhë
8 letra kthyese - nga secila ngjyrë nga 2, e kaltërt, gjelbertë, e kuqe dhe e verdhë
8 letra kaluese - nga secila ngjyrë nga 2, e kaltërt, gjelbertë, e kuqe dhe e verdhë
4 letra të zholit
4 letra të zholit për tërheqje
Objekti i lojës
Bëhu lojëtari i parë që heq të gjitha letrat në secilin raund dhe fiton pikë për letrat që kanë mbetur në duart e kundërshtarëve tuaj. Pikët akumulohen gjatë të gjitha raundeve dhe lojëtari i parë që mbledh 500 pikë fiton.
Organizimi
Secili lojëtar tërheq një letër; lojëtari që tërheq numrin më të madh shpërndan (numëro secilen letër me simbol si zero).
Ndarësi i letrave i perzien dhe i ndan secilit lojëtar nga 7 letra.
Vendosni pjesë të mbetur të letra me fytyrë teposhte që të formohet letra për tërheqje.
Letra më e lartë e grumbullit për tërheqje kthehet prapa për të filluar grumbullin e letrave për hedhje. SHËNIM: Nëse cila do nga letra vepruese (simbolet) kthehen për të filluar grumbullin e letrave për hedhje, shih Funksionet e Letrave Vepruese për udhëzime speciale.
Le të filloj loja
Personi në anën e majtë të ndarësit të letrave fillon lojën.
Kur të vij radha jote, duhet të përputhen letra që ke në dorë me letrën që është në krye të grumbullit të letrave për hedhje, ose me numër, ose me ngjyrë apo simbol (simbolet përfaqësojnë letrat vepruese; shih Funksionet e Letrave Vepruese për udhëzime speciale).
Shembull: nëse letra në grumbullim e letrave për hedhje është një 7 e kuqe, lojtari duhet të ul poshtë një letër të kuqe ose cilëndo ngjyrë me numrin 7. Përndryshe, lojtari mund të ul poshtë një letër zholi (shih funksionet e letrave vepruese).
Nëse nuk ke një letër që përputhet me letrat për hedhje atëherë ju duhet të merrni një letër nga grumbullimi i letrave për tërheqje. Nëse letra që ju e keni zgjedhur mund të luhet atëherë, ju mund ta lëshoni në radhën e njëjte. Përndryshe, loja lëviz drejt personit tjetër të radhës.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të mos luani letrën që keni në dorë dhe e cila është letër që mund të luhet. Nëse është letër që mund të luhet ajo mund të lëshohet në radhën e njëjtë, sidoqoftë, ju mund të mos luani asnjërën letër që keni në dorë pas tërheqjes.
Funksionet e letrave vepruese
Tërheqja dy letra (draë tëo card) – kur të luani këtë letër, lojtari i radhës duhet të tërheq 2 letra dhe të humbas radhën e vet. Kjo letër mund të luhet vetëm nëse përputhen ngjyrat ose me tërheqje dy letrash tjera. Nëse ndodh në fillim të lojës rregullat e njëjta zbatohen.
Letra kthyese (reverse card) – kur të luani këtë letër drejtimi i lojës ndryshohet (nëse loja është aktualisht në të majtë, atëherë loja ndryshon në të djathtë dhe anasjelltas). Kjo letër mund të luhet vetëm nëse përputhen ngjyrat ose me një letër tjetër të kundërt. Nëse kjo letër shfaqet në fillim të lojës, ndarësi i letrave fillon i pari, pastaj loja vazhdon në anën e djathtë në vend se në anën e majtë.
Letra kaluese (skip card) – kur e luani këtë letër, lojtari i radhës ‘kalohet’ (e humb radhën e vet). Kjo letër mund të luhet vetëm nëse përputhen ngjyrat ose me një letër tjetër kaluese. Nëse kjo letër shfaqet në fillim të lojës, lojtari që gjendet në anën e majtë të ndarësit të letrave ‘kalohet’, prandaj lojtari në anën e majtë të atij lojtari fillon lojën.
Letra e zholit (ëild card) – kur të luani këtë letër ju mund të zgjidhni ngjyrën që vazhdon lojën (secila ngjyrë duke përfshirë edhe ngjyrën që ishte në loje para se të vendosej letra e pashtruar). Ju mund të luani një letër të zholit në radhën tuaj edhe nëse keni një letër tjetër në dorën tuaj që është letër e luajtshme.
4 letra të zholit për tërheqje (ëild draë four card) – kur luani këtë letër ju mund të zgjidhni ngjyrën që vazhdon lojën PLUS lojtari i radhës duhet të tërheq 4 letra nga grumbulli i tërheqjes dhe të humbas radhën e vet. Sidoqoftë, këtu ka një pengesë! Ju mund të luani këtë letër kur ju nuk keni një letër tjetër në dorë që përputhet mengjyrën e letrës në grumbullin e letrave për hedhje. Nëse shfaqet në fillim të lojës kthejeni këtë letër në grumbullin e letrave dhe zgjidhni një tjetër letër.
Shënim: Nëse dyshoni se opsioni i 4 letra të zholit për tërheqje është luajtur ilegalisht (p.sh. lojtari ka një letër që përputhet), atëherë ju mund ta sfidoni atë lojtar. Lojtari i sfiduar duhet të ju tregoj (sfiduesit) letrat e tyre që ka në dorë. Nëse është fajtor, lojtari i sfiduar duhet të tërheq 4 letra në vend tuajin. Mirëpo, nëse lojtari i sfiduar është i pafajshëm, ju duhet të tërhiqni 4 letra plus dy letra tjera shtesë (6 në total)!
Largimi
Kur të luani letër tuaj të radhës që është e fundit, ju duhet të bërtitni ‘UNO’ (që do të thotë një) që do të tregoj se ju keni vetëm një letër të mbetur. Nëse ju nuk bërtisni ‘UNO’ dhe ju ziheni para se lojtari i radhës të filloj lojën, ju duhet të tërhiqni dy letra.
Pasi që lojtari të mos ketë asnjë letër të mbetur, ky raund përfundon. Pikët llogariten (shih pikët) dhe loja fillon nga fillim prapë.
Nëse letra e fundit që luhet është një ‘dy letra të tërheqjes’ ose 4 letra të zholit për tërheqje, lojtari i radhës duhet të tërheq 2 ose 4 letra përkatësisht. Këto letra llogariten kur pikët të mblidhen në total.
Nëse asnjë lojtar nuk mbetet pa letra derisa të zbrazet grumbulli i letrave për tërheqje, grumbulli i letrave të hedhjes përzihen dhe loja vazhdon.
Pikët
Lojtari i parë që i harxhon të gjitha letrat e veta në një raund merr pikët për të gjitha letrat e mbetura në dorën e kundërshtarit të tyre si në vijim;
Të gjitha letrat me numra (0-9) .......................................... vlera e letrës
Dy tërheqje ......................................................................... 20 pikë
Kthyese............................................................................... ...20 pikë
Kaluese ................................................................................. 20 pikë
Zholi ....................................................................................... 50 pikë
Zholi katër për tërheqje .......................................................... 50 pikë
Pasi që pikët e raundit janë caktuar, nëse asnjë lojtar nuk ka arritur 500 pikë, përzini letrat dhe filloni një raund të ri.
Si të fitohet loja
Fitues është lojtari i parë që arrin 500 pikë.
Pikët alternativë dhe mënyra alternativë për të fituar
Një mënyrë tjetër për të fituar pikë është mbajtja e numrave në vazhdimësi për pikët që secilit lojtar i kanë mbetur në fund të secilit raund. Kur një lojtar arrin 500 pikë, lojtari me më së paku pikë është fituesi.
Rregullat e brendshme (të shtëpisë)
Ju mund të dëshironi që të provoni disa nga rregullat e ‘shtëpisë’ kur të luani lojën me letra ‘UNO’.
Loja me letra ‘UNO’ progresive
Rregullat e njëjta sikur loja me letra ‘UNO’, përveç:
Kur lojtari të luaj letrën tërhiq dy letra lojtari i radhës mund të luaj një tjetër ‘tërhiq dy letra’ duke shkaktuar që lojtari i radhës të tërheq 4 letra.
Rregullat e njëjta aplikohen edhe për letrën e zholit të tërheqjes së 4 letrave:
Kur lojtari të luaj tërheqjen e zholit të 4 letrave, lojtari i radhës mund të luaj të njëjtën letër duke shkaktuar që lojtari i radhës të tërheq 8 letra. Lojtari i fundit që luan 4 letrat e tërheqjes së zholit të njëpasnjëshëm cakton ngjyrën për të vazhduar lojën. Nëse letra e tërheqjes së katër letrave të zholit luhet ilegalisht dhe lojtari sfidohet, aplikohen rregullat e zakonshme, përveç se gjoba do të rritet varësisht nga numri i letrave që luhen.
Lojtarët mund të vazhdojnë të luajnë të dyja opsionet e njëpasnjëshme, atë të tërheqjes së dy letrave dhe katër letrave, për sa kohë që ata i kanë ato letra në duart e tyre. Për shembull, nëse 4 lojtarë me radhë luajnë tërheqjen e dy letrave, lojtari i radhës duhet të tërheq 8 letra.
Ju mund të luani vetëm një herë gjatë radhës suaj tërheqjen e dy letrave dhe katër letrave të zholit, edhe nëse keni shumëfishin e këtyre letrave në dorën tuaj.
Loja me letra ‘seven – 0 uno’ (shtatë – 0 uno)
Rregullat e njëjta sikur loja me letra ‘UNO’, përveç:
Çdo herë që një ‘0’ luhet, të gjithë lojtarët i kalojnë dorën e tyre lojtarit të radhës në drejtim të lojës.
Çdo herë që një ‘7’ luhet, lojtari që luajti letrën e ‘7’ duhet të ndërroj dorën e tij (letrat që ka në dorë) me një lojtar tjetër sipas dëshirës.
Loja me letra ‘jump in uno’ (hidhu uno)
Rregullat e njëjta sikur loja me letra ‘UNO’, përveç:
Nëse mbani një letër të njëjtë me (ngjyra dhe numri identik) letrën që është në krye të grumbullit për hedhje, ju mund ta luani menjëherë, pavarësisht radha e kujt është. Për shembull: nëse një ‘6 e kaltër’ është në krye të grumbullit për hedhje dhe ju keni një ‘6 të kaltër’ në dorën tuaj, ju mund të luani edhe nëse nuk është radha juaj. Loja vazhdon nga lojtari që ka luajtur letrën e fundit (lojtari që është hedhur në lojë).
Dy gjëra të rëndësishme për t’u mbajtur në mend:
Nëse keni dy letra që përputhen në dorën tuaj, ju mund ti luani ato njërën pas tjetrës por ato duhet të luhen një në një kohë (vendosni një letër një grumbullin e letrave për hedhje, kthehuni tek letrat e juaja dhe pastaj luani të dytën). Kjo i jap një lojtari tjetër shansin që të ‘hedhet në lojë’ dhe të ju ndaloj juve që të luani letrën e dytë.
Nëse ju jeni ‘hedhur’ me një letër kaluese, kthyese, tërheq dy, tërheq katër zhol, letra e dytë identike e luajtur e anulon letrën e parë. (ndiqni rregullat normale të lojës me letra UNO për këto letra që fillojnë me lojtarin që ka luajtur letrën e dytë identike).
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj