Mënyrat më të përhapura të festimeve për Vitin e Ri në disa shtete të botës
Njerëzit festojnë Vitin e Ri në mënyra të ndryshme. Natën e 31 dhjetorit, festimet janë të shumëllojta, në të gjithë botën, por edhe në kohë të ndryshme.
Njerëzit festojnë Vitin e Ri në mënyra të ndryshme. Natën e 31 dhjetorit, festimet janë të shumëllojta, në të gjithë botën, por edhe në kohë të ndryshme. Disa kultura nuk e festojnë Vitin e Ri në datën 31 dhjetor, për shkak të kalendarit të tyre. Pavarësisht kohës se kur festohet qëllimi është të sjell fat të mirë për vitin në vijim.
Fishekzjarret
Një nga mënyrat më të përhapura të festimve për vitin e ri janë fishekzjarret. Në mesnatë, kur akrepat shkojnë 12, nis parada e fishekzjarreve.
Në Zelandën e Re, turmat mblidhen në Auckland Sky Tower, në kryeqytet për një shfaqje mbreslënëse të fishekzjarreve. E njejta gjë ndodh në Portin e Sidneit në Australi.
Në Toronto, Kanada, njerëzit mblidhen në Sheshin Nathan Phillips, ndërsa në Rio de Janeiro në Brazil, njerëzit dynden në plazhin e famshëm të qytetit "Copacabana" për të parë qiellin të ndriçuar nga fishekzjarret.
Thyerja e pjatave
Në Danimarkë thyhet një pjatë në pragun e derës, në mënyrë që të sjellë fat për 12 muajt që do të vijnë. Kjo traditë zbatohet natën e ndërrimit të viteve, pas mesnate.
Thjerrëzat
Në Brazil, njerëzit hanë thjerrëza natën e ndërrimit të viteve, sepse ato personifikojnë para, fat dhe shëndet.
Hedhja e gjërave
Në New York, turma të mëdha njerëzish mblidhen ne Times Square, për të numëruar mbrapsht sekondat, derisa mbërrin ora 12. Por ajo që presin të gjithë është topi që bie, sinjal që tregon fillimin e një viti të ri. Si rezultat, njerëzve u është bërë traditë të hedhin diçka këtë natë.
Vizitë miqve
Në Skoci, është traditë të vizitosh miqtë, natën e ndërrimit të viteve. Miku më i mirë konsiderohet ai që arrin i pari, sapo futet viti i ri.
Historia e metalit
Mos e provoni në shtëpi!
Në disa vende si Finlanda, është traditë shkrirja e një metali dhe futja e saj në ujë të ftohtë. Metali krijon një formë të caktuar. Njerëzit përpiqen të lexojnë formën e metalit, pra përpiqen t'i japin atij një kuptim, që lidhet me fatin e tyre. Psh, nëse merr formën e një luleje, do të thotë që dikush ju admiron, pra ju pëlqen.
Rrushi
Kur akrepat shënojnë 12, do i gjeni Spanjollët duke ngrënë rrush. Kjo është një traditë mjaft e hershme, që mendohet se sjell fat. 12 kokrra rrush, nga një për secilin muaj.
Veshje si ari
Në Rumani, është një traditë që njerëzit të vishen dhe të kërcejnë si ari. Domethënia e saj është largimi i energjive negative. Kjo lidhet me historitë e vjetra rumune, pra me një mit, që ariu ka aftësi shëruese dhe mbrojtëse ndaj njeriut.
Zilet
Në disa vende si Japonia apo Korea e Jugut, bien zilet për të treguar ardhjen e një viti të ri. Në Japoni, zilet bien 108 herë.
Hedhja e mobiljeve të vjetra
Në Johanesburg, Afrikë e Jugut, njerëzit e fillojnë vitin e ri duke hedhur mobilje të vjetra nga dritarja.
Valixhe të zbrazura
Në disa vende të Amerikës së Jugut, do shikoni njerëzit të cilët ecin rrugëve, natën e vitit të ri, me një valixhe të zbrazur. Duke ecur me këto valixhe, uron për një vit të gjatë, plot me aventura.
Burimi: https://www.bbc.co.uk/newsround/38341760
(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Xhamia e Et’hem Beut