Loja “Katrori’’
Si të luajmë lojën “Katrori’’ – e përshtatshme për realizim në ambiente të mbyllura.
Madhësia e grupit: Grup i madh (10 ose më shumë)
Kohëzgjatja e aktivitetit: 10 minuta ose më shumë
Pajisjet: Top i butë dhe kone
Për të luajtur: Vendos katër kone në një formë katrore
Para se të filloni:
- Informoni lojtarët se ata duhet të mbajnë të paktën një këmbë në vijën e tyre të katrorit
- Ata mund të godasin topin vetëm me duar.
- Topi duhet të qëndrojë në tokë.
Si të luani:
- Lojtarët formojnë një rresht jashtë katrorit.
- Dy lojtarët e parë (apo tre, varet nga madhësia e grupit) bëhen një ekip dhe shkojnë në njërën anë të katrorit.
- Dy lojtarët e dytë formojnë një ekip dhe shkojnë në anën tjetër, dhe kështu me radhë.
- Secili ekip është përgjegjës për mbrojtjen e gjatësisë së anës së katrorit.
- Kur topi kalon mbi vijën anësore të një skuadre, ai ekip shkon në fund të vijës dhe skuadra që shënon fiton një pikë.
- Kur një ekip arrin pesë pikë, ai shkon në fund të rreshtit.
- Loja fillon kur topi hidhet në ajër dhe topi kërcen tri herë, ndërsa lojtarët bërtasin "Mbroj!".
Burimi: Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj