PROJEKT

Kurorëzohet me sukses projekti ”Filmmaking 2019”

Eshtë kurorëzuar me sukses nga nxënësit e shkollës artistike ”Jakov Xoxa”, projekti ”Filmmaking 2019”. Metrazhet e shkurtra që u shfaqën, u prezantuan nga nxënësit maturantë që morën pjesë në këtë projekt në sallën e koncerteve "Maria Rafail”.

Për më shumë se një muaj, me ndihmën e pakursyer të mësuesit Artur Gjino, maturantët Klea, Panajoti, Era, Fiona, Donaldi, Justin, Dorjan, Siesta, Jonid, Eneida, Sabina, nën udhëheqjen e Gazmend Dautit,  përgatitën 4 materiale të cilat u shfaqën për të pranishmit.

Reportazh për qytetin antik të Apolonisë. Klipi i një kënge kënduar, interpretuar, realizuar prej tyre. Metrazh i shkurtër "Treni nuk erdhi përsëri në stacion, këtë pranverë”

Klip promovues i shkollës.

“Kur kthej kokën të shoh si isha kur erdha kuptoj se çfarë transformimi kam pësuar – u shpreh   Gazi – falë kësaj toke pjellore që është shkolla jonë”.

Me këtë projekt ata treguan se kush përpiqet arrin te vjelë frute të punës së vet dhe u bënë thirrje më të rinjve të mos qendrojnë si ishuj të izoluar ku nuk ka tjetër veç pasivitet, mërzi e demotivim, por të përfshihen në punë ku kontakti me njeri-tjetrin shërben si nxitje, frymëzim, përvojë.

Më pas u fol për fazat e realizimit të projektit, vështirësitë, sfidat, mbështetësit.

(Portali Shkollor)

1,442 Lexime
5 vjet më parë