Krijim

“Jeta”, poezi nga nxënësi Eltion Agolli

“Jeta” është titulli i poezisë së shkruar aq bukur nga nxënësi Eltion Agolli, i klasës 5A, në shkollën “Asllan Shahini” Gramsh.

Jeta 

Jeta është shumë e vështirë

Çdo garë hilacaku do ta fitojë

Të duhurin e mund pa mëshirë

Si një vrasës që të drejtat do t’ia mohojë



Kur padrejtësia fiton

Brenda dikujt një zemër po digjet

Si një diell që përvëlon

Sa herë që hilacaku të fitojë,

të vërtetën ai gjithmonë do ta dijë

se suksesin vetë kurrë s’do ta arrijë.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

770 Lexime
2 muaj më parë