110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit

Më poshtë paraqiten disa ese për figurën e Ismail Qemalit dhe për festat e 28-29 Nëntorit. Ese-të janë përgatitur nga disa nxënës të shkollës 9-vjeçare "Muhamer dhe Esat Minarolli", Pogradec, nën drejtimin e mësueseve Albana Toçka dhe Jetmira Spahi.

"Nëntori i Dytë"- 110 vjetori i Pavarësisë. 

Ese nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Muhamer dhe Esat Minarolli", nën drejtimin e mësueseve Albana Toçka dhe Jetmira Spahi.



Ismail Qemali 


Ismail Qemal Bej Vlora i njohur thjesht si Ismail Qemali (24 janar 1844 – Peruxhia, 26 janar 1919) ka qenë nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, botues, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i Shtetit Shqiptar. Ismail Qemali ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më pas shërbeu si Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë nga 1912 deri në 1914. Vinte nga familjet më të hershme të oxhaqeve bejlerë, por degëzimi i tij nuk qe aq i kamur që nga kryengritjet e Tanzimatit ku u përfshi i ati. I përkrahur nga farefisi i tij, u shkollua dhe nisi karrierën si nëpunës civil i perandorisë Osmane. Pasi u mor nën patronazh nga sadrazemi i ardhshëm Mid'hat Pasha, fitoi përvojë në nivelet më të larta të administratës shtetërore osmane, nga zbatimi në terren i Tanzimatit e deri duke kontribuar në hartimin e Kushtetutës Osmane. Duke parë ngërçet e vazhdueshme dhe duke e ndjerë veten të rrezikuar nga bindjet e veta, iku në syrgjyn. U kthye pas Revolucionit të 1908, kur nisi periudha e dytë kushtetuese e perandorisë dhe u zgjodh deputet. Shumë shpejt vërejti rritjen e tensioneve nga Xhonturqit dhe kundërshtoi fushatat që ndërmorën ndaj vilajeteve shqiptare. Bashkëpunoi për kryengritjen përfundimtare të vitit 1912 në ujdi me kolegët shqiptarë në parlament pa dallim partie që çoi në njohjen e Vilajetit Shqiptar. Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike u nis nga Stambolli drejt Vjenës për të kërkuar garanci për pavarësimin e Shqipërisë. 

Plotë 110 vite liri që gëzon Shqipëria. Kur qe e pushtuar, zemra e saj ishte e ndrydhur, e ndarë në mes. Gjaku i shumë atdhetarëve shtroi rrugën për liri. Dashuria e tyre për atdheun ia mbushi zemrën Nënës sonë Shqipëri. Ajo qëndronte gjithmonë me ne, duke na ndihmuar në çdo hap që hidhnim. Shqiponjën tonë përsëri e lartësuam, lirinë sërish e lëshuam si një pëllumb të bardhë duke fluturuar. Kur flamurin sërish e ngritëm, akullin e shkrimë dhe lulet i çelëm. Ishte ai... drita që ndriçoi errësirën tonë dhe i dha kuptim Nëntorit të Dytë dhe çdo 28 nëntori. Ishte Ismail Qemali. Pra Gëzuar Nëntorin e Dyte! Gëzuar 28 Nëntorin përgjithmonë! 





ESE: “Nëntori i dytë” 


110 vjet më parë, Ismail Qemali deklaroi: “prej sot e shpallim Shqipërinë shtet të lirë e të pavarur”. Nëse i mendon 110 vite janë shumë në krahasim me jetën e një njeriu, por si jetë e një shteti nuk mund të themi se janë shumë. Historia e shtetit Shqiptar është e gjatë dhe e mbushur me shumë ngjarje që kanë lenë gjurmë. Pas një viti nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, Europa i veshi Shqipërisë një vello të zezë. Shqiptarët derdhen shumë gjak. Edhe pse nuk arritën të vendosin drejtësinë ata nuk lejuan të copëtoheshin më shumë. Ne 25 vjetorin e Shqipërisë populli bëri një feste të madhe. Por shtetit të ri e të vogël duket se hallet nuk kanë të mbaruar. Shqipëria u bë një nga pretë para të shteteve naziste e fashiste në luftën e dytë botërore. Në këtë kohë u krijua Partia Komuniste Shqiptare e cila e drejtoi vendin drejt izolimit, varfërisë, paditurisë, ankthit, frikës ndaj internimit etj. Ne këto vite shqiptarët u detyruan te jetonin një tmerr të pafund. Por Shqipëria arriti ta merrte veten dhe gjërat morën një rrjedhojë për mirë. Së shpejti presim që të bëhemi pjesë e një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Këto e shumë arritje të tjera janë dhurata të fituara me gjak nga shqiptarët, me mund e me djersë që i meritojnë t’i gëzojnë. Dhe me siguri nëse Parajsa ekziston, Ismail Qemali duke na parë me lot ne sy e që dridhet prej gëzimit thotë: “Kjo është historia që doja të lija nga pas! 


                                                                                      Punoi: Lusjana Kllomollari 





ESE: "28 Nëntori"


Nëse jemi me dyshim se kush është muaji i rëndësishëm i shqiptarëve pa dyshim se është muaji nëntor. Kryesisht data 28 nëntor ne vitin 1912 është një nga ditët më të bukura për popullin shqiptar, në të gjithë historinë shqiptare. Quhet kështu sepse kjo ditë është dita kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë datë të bekuar është ngritur flamuri kombëtar i Shqipërisë i cili është qëndisur nga duart e arta të Marigos. Gjithashtu mund të themi me plot gojë dhe krenari që ky flamur, është një nga flamurët më të bukur në të gjithë botën. Ngjyra e zezë e flamurit simbolizon burrëri për ushtarët shqiptar që sakrifikuan jetën për atdheun e tyre. Më dridhet dora kur mendoj për mijëra ushtarë të cilët luftuan me të gjitha forcat e tyre dhe ne fund vdiqën si dëshmorë të këtij populli. Me ta sot i gjithë populli shqiptar krenohet dhe përulet që e bënë të pamundurën të mundur që ky shtet të jetë i pavarur nga të tjerët. Ndërsa ngjyra e zezë simbolizon vuajtjet e nënave për bijtë e tyre. Sot shohim shumë shqiptarë të cilët largohen nga atdheu i tyre, por harrojnë sakrificat që bënë ushtaret më parë për ta mbajtur këtë vend të pavarur, ndaj brezat që do vijnë duhet t’i ushqejmë me këtë shprehje, se si atdheu i tyre nuk ka dhe që ketë gëzim që t’i mund ta kesh ne atdheun tënd nuk do e kesh atje ku t’i do shkosh. 


                                                                                       Punoi: Ergisa Zenunllari





ESE: "Ismail Qemali"


Kur dëgjoj këtë emër, një dritë e fuqishme përshkruan shpirtin tim lirohem përsëri nga ai burg i errët që pushtoi shqiptarët për disa qindra vite. Përsëri e përsëri, ky emër më çliron. Me duart e tij plot shpresë mblodhi gjakun e dëshmorëve. Kapi një shqiponjë dykrenore që fluturonte e lirë në shpirtrat e shqiptarëve. Në këtë ditë të shënuar mblodhi ëndrrat e shqiptarëve për të fluturuar bashkë me shqiponjën tonë të lirisë. Ëndrrat, shpresa, dashuria për nënën tonë Shqipëri, përshkojnë venat e tyre. Këto ëndrra burojnë nga zemra të cilat s’kanë reshtur së ëndërruari, megjithëse zemrat e tyre ishin të burgosura në mendjet e turqve. Në atë ditë të bekuar, ai vendosi një pasqyrë ku pasqyronte dhimbjet tona. Këto dhimbje na i ktheu ne forcë për të vazhduar përpara. Kjo është historia ime, rrënjët prej nga vij unë. 


                                                                                        Punoi: Gresa Olldashi 





ESE: "Flamuri Kuq e Zi"


Sa kohë, sa vite kaluan? Është e vështirë të flasësh për këto vite ku si sot plot 110 vite përpara në datë 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri shqiptar për të treguar se ne jemi populli shqiptar një dhe i vetëm. Mbi gjakun e shqiptarëve u krijua flamuri shqiptar. E ja ku jemi sot 110 vite liri, 110 vite krenari, 110 vite sakrificë por jemi ende gjalle, jemi gjallë për të jetuar. Jemi gjalle për të jetuar për paraardhësit tanë. Sa vite në errësirë, por përsëri jemi gjallë. Sot festojmë 28-29 nëntorin në vitin 2022. Festojmë që ia dolëm të jemi të lirë tashme sikundër 110 vite më parë morëm fryme lirisht, si 110 vite më parë e deri sot jemi shërbyes të shpirtit tonë të lirë. Sa jetë humbur, sa gjak derdhur por ia vlejti sakrifica se fituam lirinë e pavarësinë. Ne jemi populli kuqezi, ne jemi populli i lire sovran. Dita e Pavarësisë 28 Nëntor 1912 është dita e gdhendur në historinë e shenjtë të Shqipërisë. Është dita kur Shqipëria fitoi lirinë nga kthetrat e një robërie të gjatë mbi 500-vjeçare të sundimit osman. Ishte një luftë e gjatë dhe e vështirë në të cilën shume luftëtarë dhe burra te mëdhenj dhanë jetën për mëmëdheun tonë të dashur. Pra, dita e Pavarësisë është një ditë e rëndësishme në jetën e çdo shqiptari. Vit pas viti na kujton sakrificën dhe luftën e madhe të luftëtarëve tanë të lirisë për të çliruar Nënën Shqipëri nga sundimi i huaj.

Por siç e thashë ja vlejti se nëse jo, sot nuk do isha këtu me ju për të festuar. Tashmë ajo epidemi e rënde me emrin pushtet mbeti ne histori dhe ne jemi këtu në të tashmen dhe do të jemi në të ardhmen. Ne sot jetuam të lirë fale gjakut shqiptar. Fjala shqiptar mund të duket e thjeshtë me 8 shkronja, por njëkohësisht është fjala me fuqi më të madhe në botë fjala shqiptar, tregon vuajtjet dhe sakrificat, tregon gjak shqiptari. Se ne jemi bijtë e shqipes qe fluturon e lirë kudo. Si sot e 110 vite më parë festojmë çlirimin tonë, lirinë tonë gëzuar gjithë shqiptarëve 28-29 nëntorin. E gëzofshim përjetë Shqipërinë e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit!


                                                                                        Punoi: Mirjam Bracellari






© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

27,523 Lexime
2 vjet më parë