Fletë ditari "Kujtimet e gjimnazit"
Vitet kalojnë... Me kalimin e viteve rritemi edhe ne pa e kuptuar, pa e ndjerë, derisa vjen një çast dhe shohim veten ose të tjerët të na bëjnë të ditur që tashmë jemi të rritur.
Libri im i kujtimeve të gjimnazit
Lënda: Gjuhë shqipe
Klasa XII
Nxënësja: ERALBA SPAHIJA
Vitet kalojnë... Me kalimin e viteve rritemi edhe ne pa e kuptuar, pa e ndjerë, derisa vjen një çast dhe shohim veten ose të tjerët të na bëjnë të ditur që tashmë jemi të rritur. Mund t’ju duket e çuditshme, por jo dhe aq, sepse edhe ju e keni kaluar këtë moshë.
Por situata nuk është edhe aq serioze. Mësuesja jonë kujdestare, të cilën e falenderojmë shumë, jo vetëm për mundin e saj si mësuese, por edhe për kujdesin që na ka dhënë këto vite, për këshillat e saj që jo gjithmonë i kemi zbatuar, shpreson që ne si maturantë që jemi, të sillemi si të tillë. Në fakt, ky do të ishte shpërblimi më i mirë për mësuesen tonë, por s’kemi ç’të bëjmë. Presupozohet që brenda këtij viti shkollor të arrihet pjekuria dhe maturia jonë maksimale si maturantë, por edhe sikur të arrihet apo të mos arrihet, edhe pse mësueja jonë e dëshiron shumë, ne jemi një klasë që përfshin të gjithë elementët brenda, që do të thotë se secili prej nesh ka dhënë shumë herë më të mirën e vet dhe ajo është ndjerë krenare me ne.
Në konkursin e vitit të parë në lëndën e Gjuhës Shqipe, secili ka shprehur aftësitë e veta, në lojëra, gjeagjëza, dramë dhe në bashkëpunim grupi. Aty kemi arritur të marrim pikët më të larta. Në fakt ishte një gëzim i madh për ne. Edhe pse mësuesja jonë kujdestare nuk ishte e pranishme atë ditë gjatë konkursit, gjithmonë ecëm me mendimin e mirë që të fitojmë dhe t’ia bëjmë asaj suprizë. Kemi qenë mjaft bashkëpunues, djem dhe vajza, të gjithë bashkë, edhe pse ndonjëherë bëheshim të bezdisshëm. Nuk e dinim nëse zysha priste që të ishim ne fituesit, por dinim se sido që të jetë rezultati ajo gjithmonë do të vlerësonte te ne bashkëpunimin dhe normal që u gëzua shumë kur mori vesh fitoren.
Foto e nxënësve në konkursin e Gjuhës Shqipe
Ky konkurs u organizua me rastin e festave të Nëntorit. Siç shihet në foto, ka qenë me krahë të shkurtër dhe ju mund të thoni se ka qenë ftohtë, por jo. Emocionet e konkursit na kishin nxehur. Klasat e tjera kishin bluza me ngjyrë të zezë dhe të kuqe të kombinuar bashkë, ndërsa ne kishim një bluzë të bardhë me shqiponjë të kuqe, jo sepse donim të tregonim se e bardha na simbolizonte, por se kështu ra shorti.
Aktivitetet fizike dhe lojërat olimpike
Fitorja jonë nuk qëndron vetëm në rezultatet mësimore, por edhe në aktivitetet fizike dhe lojërat sportive. Në fund të vitit shkollor, kur shkolla organizon gjithmonë kampionatin e volejbollit për gjimnazin, për djem dhe vajza edhe ne si klasë e 10-të që ishim, dhamë më të mirën tonë gjatë lojës. Djemtë rezultuan të ishin pak të lodhur atë ditë, por shpresa për ne nuk vdes kurrë. Vajzat e tjera dhe zysha normal që i dhanë mbështetje, por ne, vajzat e skuadrës së volejbollit nuk arritëm t’i shikonim duke fituar, sepse ishim të zëna duke rrëmbyer fitore në krahun tjetër.
Kaluam raunde derisa dolëm në finale, por vetëm ne vajzat. Djemtë e lëshuan lojën, por ne jo, Arritëm të merrnim kupën, të merrnim fitoren. Normal që kjo nuk pritej, por siç dihet; ne jemi të papritshëm.
Lojërat olimpike (2018-2019)
Gjatë lojërave olimpike (2018-2019)
Gjatë lojërave olimpike (2018-2019)
Kujdesi ndaj mjedisit
Ne e dimë se mjedisi sillet me ne më mirë se ç’sillemi ne me të. Jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë për mjedisin edhe pse ndonjëherë e trajtojmë jo siç duhet, prandaj ne dimë si t’i kërkojmë falje:
Foto e klasës, shkrepur gjatë një aktiviteti për Ditën e Tokës
Shoqëria
Për shoqërinë di vetëm të them se do jetë e pazëvendësueshme dhe bashkë me shokët dhe shoqet e mia ia kemi kaluar gjithmonë bukur. Thonë se kohët e kaluara në gjimnaz janë më të bukurat. Ka pasur dhe çaste më shumë se të bukura ku ia kam kaluar shumë mirë. Disa nga këto momente kanë qenë në organizimet nga shkolla, në ndonjë orë mësimi ku kemi qeshur me batutat e bëra nga ne, apo me eskursionet e shumta të organizuara si me shokët dhe shoqet, por edhe me mësuesit që na kanë bërë të krijonim marrëdhënie shoqërore të mira mes nesh si dhe të tregonim veten se sa të pjekur jemi jashtë ambienteve shkollore. Zysha jonë kujdestare e ka pasur gjithmonë këtë parim. Tani jemi në kushte e rrethana të kufizuara për shkak të situatës së krijuar nga pamdemia.
Një ndër gjërat e shumta që unë do të kujtoj gjithmonë nga periudha e gjimnazit do të jetë shoqëria ime e ngushtë dhe momentet e kaluara me to.
Foto e shkrepur gjatë një eskursioni me shoqet e klasës
Nga Eralba Spahija, nxënëse e klasës së XII
Përgatiti për publikim Parajsa Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj
"Frikë", një tekst rrëfyes nga nxënësja Natali Bliu