Studimi

Harroni shpesh çfarë doni të thoni? Ja pse ju ndodh

Me siguri ju ka ndodhur shpesh të harroni atë se çfarë donit të thoshit kur dikush ju ku ndërprerë! Një studim shpjegon origjinën e këtij mekanizmi antik

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ndërpriteni në mes të një bisede nga një telefonatë e papritur? E keni harruar atë se çfarë donit të thoshit? Një studim mbi aktivitetin elektrik të trurit i publikuar në Nature Communications mund të shpjegojë tashmë pse ndodh kjo gjë.


Origjina e përbashkët

Sipas Adam Aron nga Universiteti i Kalifornisë së San Diego, ai që e ndërpret fluksin e mendimeve është i njëjti mekanizëm që bllokon në mënyrë të befasishme lëvizjet tona për shembull kur dalim nga ashensori dhe përballë gjejmë dikë tjetër që pret shumë pranë derës. Përgjegjësi kryesor i atyre ndërprerjeve të papritura të veprimeve motorike është ndoshta edhe nga anulimi i papritur i rrjedhës së mendimeve – është bërthama subtalamike, një formacion i vogël neuronesh që gjendet diencephalon, një pjesë e trurit njerëzor në qendër të kafkës.


Një test kujtese

Përgjatë studimit të tyre, Aron dhekolegët e tij kanë mbikëqyrur 20 vullnetarë të shëndetshëm dhe 7 të sëmurë nga parkinsoni duke i caktuar një detyrë kujtese: të mbanin në mendje një varg karakteresh. Interesi për parkinsonin nuk është rastësor.

Në fakt, mund të ndodhë që flukset e mendimeve të atyre që vuajnë janë veçanërisht të qëndrueshëm dhe vështirë për t’u shpërbërë; hipoteza është që, të njëjtat struktura cerebrale që kryejnë një superpunë për të bllokuar dridhjet tipike të sëmundjes, i bëjnë pacientët edhe super të mbrojtur dhe këmbëngulës në mendimet e tyre.


Efekti surprizë

Ndërkohë që vullnetarët provonin të fiksonin në mendje shkronjat, ata kanë dëgjuar tinguj të thjeshtë monotonë. Por në disa raste, disa nota janë zëvendësuar nga cicërimat e papritura të një zogu: një stimul mjaftueshëm i çuditshëm për të çorientuar personat e marrë në studim. Aktiviteti elektrik cerebral i regjistruar gjatë “surprizës tingëllore” u shfaq i njëjti me atë të ndërprerjes tipike të lëvizjes: ajo që u përfshi qe pikërisht bërthama subtalamike. Sa më shumë punonte kjo strukturë aq më e vështirë qe për subjektet që të sillnin në mendje vargjet e shkronjave.


Bazat e krahasueshme

“Ajo që kemi demonstruar deri më tani –thonë shkencëtarët – është se ngjarjet e papritura përfshijnë të njëjtin qark truri që përdorim për të bllokuar qëllimisht veprimet tona; ky mekanizëm duket se ndikon gradën me të cilën këto ngjarje ndikojnë mbi fluksin e mendimeve që kishim (përpara se të ndërpriteshim).


Antik sa njeriu

Mbetet për t’u kuptuar se përse ndodh kjo gjë: mbase, për arsye evolutive. Kur ecnim për në savanë duke fantazuar për darkën, kjo aftësi për të ndërprerë në mënyrë të menjëhershme mendimet për t’u kthyer në realitet duhet të na shpëtojë shumë herë jetën, duke na përqendruar mbi stimujt e rrezikshëm. Zbulimi mund të ketë ndikime të rëndësishme te pacientët me sëmundjen e parkinsonit gjithashtu edhe tek ata që vuajnë nga shqetësime të ndryshme në lidhje me vëmendjen.


(Shqip)

2,741 Lexime
6 vjet më parë