VIDEOJA QË PO PËRLOT BOTËN

"Babai gënjen prej meje, për të jetuar jetë më të mirë…"

Në video shfaqet një vajzë e vogël me babin e saj, dhe ndërsa ai po e çonte në shkollë ajo i jep një letër

Një video e shpërndarë në kanalin e Youtube, ka përlotur mijëra e mijëra njerëz.

Ajo përmban një mesazh të fortë dhe shumë të ndjerë për të gjithë baballarët të cilët sakrifikojnë veten për të parë fëmijët e tyre të lumtur.

Në video shfaqet një vajzë e vogël me babin e saj, dhe ndërsa ai po e çonte në shkollë ajo i jep një letër.

Në letër shkruhej:

“Babai është babai më i ëmbël në botë…më i bukuri…më i zgjuari…më i sjellshmi.

 Ai është superheroi im.

Ai do që unë të shkëlqej në shkollë.

Babai është thjesht i mrekullueshëm por…ai gënjen.

Ai gënjen kur thotë se ka një punë…se ka para….

Kur thotë se nuk është i lodhur…se nuk ka uri…

Gënjen kur thotë se ne kemi gjithçka…gënjen kur thotë se është i lumtur..

Ai gënjen prej meje…për të jetuar një jetë më të mirë…

Të dua baba”

1,842 Lexime
8 vjet më parë