Fjalëkalimi

Foto selfie dhe gjurmët e gishtave, fjalëkalimi i ri!

Kompania e famshme e kartave të kreditit - Mastercard ka konfirmuar se do të fillojë t’i pranojë fotografitë selfie dhe shenjat e gishtave si një alternativë për fjalëkalimet

Kompania e famshme e kartave të kreditit - Mastercard ka konfirmuar se do të fillojë t’i pranojë fotografitë selfie dhe shenjat e gishtave si një alternativë për fjalëkalimet dhe verifikimet e ID’së për pagesat online.

Ky veprim vjen pas testimit fillestar që kompania e ka kryer në vitin e fundit në SHBA dhe Holandë.

Kompania i tha BBC-së se 92% e subjekteve të saj në test e kanë preferuar sistemin e ri të fjalëkalimeve.

Një ekspert tha se kontrollet e tilla biometrike kanë potencialin e uljes së shkallës së mashtrimeve.

Megjithatë, disa studiues të sigurisë kanë vënë në pikëpyetje lehtësinë e integrimit të këtij sistemi. 

1,920 Lexime
8 vjet më parë