Fluturimet, avionet dhe aeroportet, ja disa fakte
Një shkencëtar fizike ka provuar t’i japë përgjigje duke studiuar statistikat e fluturimit. Nëse mbledhjet e tij janë të sakta, mund të jenë rreth 690.000 persona në këtë moment
1. Sa persona janë në fluturim në këtë moment? Një shkencëtar fizike ka provuar t’i japë përgjigje duke studiuar statistikat e fluturimit. Nëse mbledhjet e tij janë të sakta, mund të jenë rreth 690.000 persona në këtë moment.
2. Jo vetëm Leonardo da Vinci (Fiumiçino) dhe John Fitzgerald Kennedy (Nju Jork), edhe Batman-i ka një aeroport të dedikuar. Gjendet në juglindje të Turqisë. Në fakt, heroi i kartonëve për fëmijë nuk ka lidhje. Aeroporti quhet kështu sepse i ka zyrat në provincën Batman, ku bashkohen lumenjtë Tigri dhe Batman, dhe aeroporti e ka marrë emrin nga fjala “bati” që në turqisht do të thoshte perëndim.
3. Fluturimi më i shkurtër në botë? Nga Westray në Papa Westray, në Skoci. Më pak se dy minuta (duke përfshirë edhe uljen). Udhëtohet me aeroplanë 10 vendesh. Më i gjati? Është fluturimi që nis nga Sidni (Australi) në Dallas (SHBA): 15 orë e 25 minutë (13.800 km).
4. Kutia e zezë? Në fakt është e kuqe/në të portokalltë. Quhet kështu, sepse kur nisi të përdorej në avionët e parë, mes viteve ’40 dhe ’50, ishte e zezë për të mbrojtur nga drita që mund të shkatërronte filmin fotografik ku ishin memorizuar të dhënat. Tani është në ngjyrë portokalli në mënyrë që të jetë më e lehtë për të gjetur mes copëve të avionit kur ndodh ndonjë aksident ose kur është në fund të oqeanit.
5. Avionët që ofrojnë edhe lidhjen me internet pa kabull janë në rritje. Sipas një studimi të Routehappy, sot në botë një fluturim në katër u ofron pasagjerëve wi-fi. Më shumë këtë shërbim e ofrojnë kompanitë amerikane, që në 66% të rasteve kanë wi-fi në bord (edhe pse nuk është e thënë që ta përdorin gjithnjë).
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë