Eksodi i shqiptarëve nga kosova përmes dramatizimit
Përmes dramatizimeve, këngëve dhe recitimeve nxënësit e shkollës "Ahmet Voka" përkujtuan Eksodin e vëllezërve kosovarë të 1999-ës. Dhimbja e asaj dite, shpërngulja u vunë në skenë nga nxënësit me nje mjeshtri artistike të admirueshme.
Në kuadër të 20 vjetorit të eksodit të kosovarëve shkolla e mesme e bashkuar Ahmet Voka Kukës ka organizuar një aktivitet. Përmes dramatizimeve, këngëve dhe recitimeve nxënësit e shkollës "Ahmet Voka" përkujtuan Eksodin e vëllezërve tanë kosovarë të 1999-ës. Dhimbja e asaj dite, shpërngulja, vrasjet por dhe organizimi i UÇK-së si dhe fitorja e luftës u vunë në skenë nga nxënësit me nje mjeshtri artistike të admirueshme. Duke falenderuar stafin drejtues dhe mësuesit që punuan për këtë aktivitet urojmë dhe një herë:- Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e atyre që ranë në këtë luftë dhe e gëzofsh përjetsisht Paqen Kosovë!
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë. Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosov[s ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme. Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj