14 Mars

Dita e Verës, agjenda e aktiviteteve në Tiranë

Tirana do të festojë Ditën e Verës, për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Tirana do të festojë Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.


Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. “Pjetër Bogdani” segmenti “Vaso Pasha” – “Ibrahim Rugova”, në Rr. Brigada VIII segmenti “Vaso Pasha” – “Ibrahim Rugova” dhe Sheshi Nënë Tereza.


Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.

Përsa i përket bllokimit të Rr. “Pjetër Bogdani” dhe Rr. Brigada VIII segmentit “Vaso Pasha” – “Ibrahim Rugova”, qarkullimi do të bëhet në rrugët “Vaso Pasha” – “Ibrahim Rugova”.

Bllokimi i Sheshit Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët: “Lekë Dukagjini” dhe “Abdyl Frashëri”.

Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan.


Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.


Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.


Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës.


Agjenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës

Pazari i Ri

Përurimi i Pazarit të Ri – Ora 09:00

Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00

-Këndi I Fëmijëve Piktor

-Numra Baleti klasik për fëmijë

-Këngëtar të muzikës së lehte moderne

-Instrumentistë

-Këngëtar të muzikës folk

Teatri i Operas dhe Baletit - Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00

Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00

-Kuartet Harqesh

-Marsela Çibukaj

-Lindi Islami dhe Venera Lumani

-DJ


Bulevardi Dëshmorët e Kombit

2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv - ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.

Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00.

Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë: Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).

Cirku Kombëtar - Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00 - 12:00

Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad. sheshi i gjelbër tek Taiwan)

Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.

Panairi i shkollave profesionale.


Bllok

Street Party 2017  Koncert Telekom

Skena 1- ( Rr. “Pjetër Bogdani” skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Whiskey Bar)  Ora 12:00 - 00:00

Skena 2- ( Rr. Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Tower) Ora 12:00-00:00

Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00

Sheshi Nënë Tereza

Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora  11:00- 00:00

Panairi i Biznesit


Piramida

VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00


Liqeni Artificial

Aktivitete me fëmijët e sporte.

Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës), ora 09 :00

Në liqen për argëtim, (Varka, skaf, kanoe, për demostrim nga profesionistët), ora 10:00

Në hapësirat e Parkut. (Këndi i piktorëve, oaz i lojërave për fëmijë, aktivitete në fushat e sportit, kënd fotografish, libraria e liqenit të hapur, kënd i barbekysë, panairi i artizanëve), ora 10:00 dhe në vazhdim.

Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, ora 11:00

Parada me veshje karnavalesh - (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës), ora 12:00

Teatri i Kukullave - Liqeni Artificial

Tirana Art Fest – (Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni), ora 15:00

2,700 Lexime
7 vjet më parë