Dëshironi të kaloni një natë në Murin e Madh Kinez?
Mos kërkoni thjesht ta vizitoni Murin e Madh Kinez pasi ju mund edhe të kaloni një natë! Tani ju mund të flini aty. Jo në hotel, apo apartament, por në ambientet e vërteta, të Murit e Madh Kinez.
Mos kërkoni thjesht ta vizitoni Murin e Madh Kinez pasi ju mund edhe të kaloni një natë! Tani ju mund të flini aty. Jo në hotel, apo apartament, por në ambientet e vërteta, të Murit e Madh Kinez.
Eksperienca aty do të jetë vërtet unike. Akomodimi do të jetë në një nga kullat dhe aty do gjeni gjithçka të nevojshme. Sipër nuk do të kesh një tavan, por qiellin me yje, dhe kur të zgjoheni do keni përpara syve murin 13. 170 milje të gjatë, të një historie 2600 vjeçare.
Por për të arritur këtë ju duhet të merrni pjesë në një konkurs dhe të fitoni.
Konkursi ka dy pyetje që ju duhet t’i përgjigjeni me shkrim duke shpjeguar pse duhet të shembet barriera që ndan kulturat, dhe çfarë duhet bërë për të ndërtuar lidhje të reja. Konkursi do të zhvillohet në Pekin, datë 11 gusht, ora 11:59 paradite. Fituesit do të shpallen në faqen e kompanisë Airbnb. Do të jenë 4 fitues, të cilët bashkë me një të ftuar secili, do të akomodohen në 4 kulla të Murit të Madh Kinez në datat 4-8 shtator. Veç kësaj fituesit do të marrin edhe shpërblime të tjera, si bileta e avionit, ose transport tokësor nëse ndodhen afër, ushqim në të 3 vaktet, njohja e kulturës kineze etj.
(Portali Shkollor)
Festa e abetares në shkollën “Besëlidhja e Malësisë”
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
Vërtetohet teoria e Einsteinit për valët gravitacionale