Krijime

Cikël poezish nga nxënësi Marjol Zekthi

Sjellim një përmbledhje poezish të shkruara nga nxënësi Marjol Zekthi. Ai është 15- vjeç, lindur e rritur në Belsh të Elbasanit dhe i pëlqen shumë të krijojë poezi.


Nga Marjol Zekthi



Lëshoi pema fletë

 

Në prag vjeshta po afrohet.

Stinë e bukur, gjethet lëshohen. 

Mbushur rrugët plot me fletë. 

Pemët bosh të shkretë.  


Dhe avllia mbeti bosh. 

S’ka lule të shikosh. 

Dhe frutat të pjekura në degë. 

S’mbeten bimë në shtegë. 


Gjethe të kuqe, e të verdhë. 

E dallëndyshja më gushëbardhë.

Shkuan fluturuan mbi retë. 

Mbetën pemët mbetën shkretë. 


Tani pemët po thahen.

Dushku pemët më dysh ndahen. 

Tani ndalon dhe cicërimi. 

Zogjtë shkuan filloi shtegtimi. 



Përse nuk çel trëndafili


Dikur i qeshur, e i bukur. 

Çelte trëndafili i lumtur.

Dikur çelte shumë fletë. 

Trëndafili sodiste dhetë. 


Nga çdo anë me gjemba. 

Me një vështrim thyen shkëmba. 

Dhe nga ç’do ngjyrë që mbart. 

I kuq, i çiltër, sa i qartë. 


Po tani pse nuk çel. 

Kush kalon me këmbë e shkel. 

Trëndafili ka mbyllur sytë. 

Si një bust i ngurtë. 


Trëndafili më nuk do të çeli. 

Që kur me këmbë njeriu e shkeli. 

Trëndafil besoi në realitet. 

Që veç bukuria të mban në jetë. 

 

 

Larg Shqipërisë


Vend më të bukur në botë s’pashë. 

Lot për ty s’më janë tharë. 

Lot për ty s’të kam parë. 

Po harroj që jam shqiptar. 

 

Muaj, vite, nga ty larguar. 

Gjuhën shqipe jam duke harruar. 

Jam duke harruar atdhenë. 

Si shqiponjat shtegtojnë lënë mëmëdhenë. 


O mëmëdheu im ku jam. 

Në vend të huaj jetë kam. 

Në atdhe të huaj si shtegtarë. 

Jam e do të mbetem mëkatarë. 

 

Mëkatar që lashë Shqipëri. 

Në atë vend ku lash djalëri. 

Në atë vend ku ka veç jetë. 

Shqipëri o atdhe i shtrenjtë. 

 

 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,532 Lexime
4 muaj më parë