Vende të veçanta

Berati, mes 10 vendeve me energji pozitive shpirtërore

Berati përshkruhet si krenaria e arkitekturës sonë. Qyteti i ndodhur nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson një kombinim të mrekullueshëm të kulturës së Lindjes e asaj të Perëndimit, një gërshetim traditash e zakonesh.

Ka disa vende në botë, ku përjeton një lidhje ndryshe me hyjnoren, ku përfshihesh nga një energji e rrallë, së cilës nuk arrin t’i japësh dot shpjegim, e ku përqëndrimi në nivelin shpirtëror është shumë më i madh.

Liqenet e Rilas në Bullgari kryesojnë listën e 10 zonave të tilla në botë, ku njerëzit që kalojnë natën atje shohin ëndrra të çuditshme e përjetojnë eksperienca, sikur nuk janë të kësaj toke.

Janë disa vende që numërohen si të veçanta për energjinë e tyre, që e lidh shpirtin e njeriut drejtpërdrejt me kozmosin, siç është arkipelagu i Socotras në oqeanin Indian; rrafshnalta Uluru në Australi, ku njerëzit thonë se kanë përjetuar vizione; ishulli i Pashkëve, njëra prej vendeve më të izoluara në botë dhe shtëpi e disa statujave gjigante, që asnjeri nuk e di se kush i ka krijuar; Stonehenge, monumenti më i famshëm megalitik i botës; apo piramidat boshnjake, që datojnë përpara 12.350  vitesh.

Por në listën e këtyre zonave kaq të veçanta figuron edhe një qytet shqiptar: Berati. Ai përshkruhet si krenaria e arkitekturës sonë. Qyteti i ndodhur nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson një kombinim të mrekullueshëm të kulturës së Lindjes e asaj të Perëndimit, një gërshetim traditash e zakonesh.

Konsiderohet gjithashtu një thesar në historinë e Shqipërisë dhe dëshmi e harmonisë mes fesë dhe kulturës. Por në Berat, njerëzit kanë përjetuar edhe një energji të fuqishme shpirtërore shëruese. Aty ka pasur persona që nuk besonin te sëmundjet, thonë hartuesit e listës, të cilët e kanë bërë qytetin unik.

2,772 Lexime
8 vjet më parë