Audienca më e veçantë në historinë e artit botëror
Opera e Barcelonës është rihapur, me një audiencë krejtësisht të veçantë që përbëhej nga 2,292 bimë në vazo. E gjitha ishte një ide e artistit spanjoll Eugenio Ampudia. Një shfaqje dedikuar natyrës dhe mjekëve.
Opera e Barcelonës është rihapur, me një audiencë krejtësisht të veçantë që përbëhej nga 2,292 bimë në vazo. Koncerti u mbajt pasi iu dha fund gjendjes së jashtëzakonshme tre mujore. E gjitha ishte një ide e artistit spanjoll Eugenio Ampudia, i cili tha se frymëzimi i kishte ardhur nga lidhja që ai ka krijuar me natyrën gjatë kohës së pandemisë.
Ai shprehet: Unë pashë atë që po ndodhte me natyrën gjatë gjithë kësaj kohe. Kam dëgjuar shumë zogj duke kënduar. Bimët në kopshtin tim sikur rriteshin më shpejt. E gjithë kjo situatë më bëri të vlerësoj dhe ta dua më shumë natyrën. Natyra na ndihmon të krijojmë lidhje më të mira me njerëzit”.
Bimët u dhuruan nga kopshtet lokale, si dhe nga bizneset e luleve. Artisti, pas përfundimit të shfaqjes ua dhuroi së bashku me një çertifikatë mirënjohjeje 2,292 profesionistëve të kujdesit shëndetësor, të spitalit “Clínic of Barcelona”. Mjekët dhe infermierët kanë luftuar në një betejë për të na mbrojtur, ndaj e meritojnë plotësisht. Një shfaqje dedikuar natyrës dhe mjekëve.
Përktheu: Parajsa Shtini
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...