Zbulimi

Antarktidë, 91 vullkanë të panjohur rrezikojnë masën akullnajore

Poshtë kapakut akullnajorë të Antarktidës, në pjesën perëndimore, janë identifikuar 91 vullkane të panjohur, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 138.

Poshtë kapakut akullnajorë të Antarktidës, në pjesën perëndimore, janë identifikuar 91 vullkane të panjohur, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 138.


Zbulimi u bë duke përdorur matjet satelitore, radar, magnetike dhe gravimetrike nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Edinburgut të udhëhequr nga Robert Bingham.


Vullkanet shtrihen në një linjë prej 3.500 kilometra, dhe shkojnë nën akull deri në 4 mijë metra, e nuk janë të dukshëm në sipërfaqe.


Në rast shpërthimi, edhe nëse llava nuk do të arrinte në sipërfaqe, do të sillte një rrezik të ri për qëndrueshmërinë e masës akullnajore, e cila është e kërcënuar edhe nga ngrohja globale.

Vullkanet e rinë kanë një lartësi nga 100 deri në 3.850 metra.


Jemi habitur, nuk prisnim të gjenim një numër kaq të madh vullkanesh”, thotë profesor Bingham.

2,133 Lexime
7 vjet më parë