Aktivitet

Aktiviteti “Dy të vërteta dhe një gënjeshtër”

Aktiviteti “Dy të vërteta dhe një gënjeshtër” është një lojë e shkëlqyeshme midis nxënësve nëse jepni mësime në klasa ku nxënësit nuk e njohin njëri-tjetrin, dhe veçanërisht thelbësor nëse po mësoni një klasë të vogël.

Ky aktivitet është i shkëlqyeshëm për të praktikuar aftësitë e të folurit në një gjuhë të huaj, megjithëse sigurohuni që të keni pak kohë pas lojës për të komentuar çdo gabim që mund të kenë bërë nxënësit gjatë lojës. (Bëjeni këtë pas lojës, në mënyrë që të mos e prishni rrjedhshmërinë e tyre duke i korrigjuar ndërsa flasin).


Pse ta përdorni? - Për përmirësimin e aftësive të të folurit


Për kë është më mirë? - I përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe moshat, por më së miri për grupet e moshave më të mëdha.


SI TË LUANI:

● Shkruani 3 fjali për veten tuaj në tabelë, dy prej të cilave duhet të jenë gënjeshtra dhe një që duhet të jetë e vërtetë.

● Lejojini nxënësit t'ju bëjnë pyetje për secilën deklaratë dhe më pas të bien dakord vetëm tek një fjali e cila mund të jetë e vërtetë.

● Nëse nxënësit hamendësojnë saktë, atëherë fitojnë.

● Jepuni nxënësve kohë të shkruajnë dy të vërtetat e tyre dhe një gënjeshtër.

● Bashkojini dhe lërini të luajnë sërish, këtë herë me listën e tyre, dhe vetëm me një partner. Nëse dëshironi ta zgjasni vërtet lojën dhe t'u jepni nxënësve edhe më shumë kohë për të praktikuar aftësitë e tyre të të folurit/dëgjimit, ndërroni partnerët çdo pesë minuta.

● Në fund, mblidhni përsëri të gjithë nxënësit e klasës dhe kërkojuni, me rend, të shpallin një gjë të re që mësuan për një nxënës tjetër si përmbledhje.


Burimi: Klikoni këtu

  

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,403 Lexime
3 vjet më parë